Si të rrisni shanset për të mbetur shtatzënë që me përpjekjet e para

Leda Hysa

 

Të qenët fertil do të thotë të jesh i aftë të ngjizës një shtatzëni. Mund të mos keni probleme të tilla (si ju edhe partneri) e sërish testi i shtatzënisë të dalë negativë. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Jo të gjitha përpjekjet rezultojnë të suksesshme që në fillim, ndaj po ju sjellim disa mënyrë si të rrisni shanset për të mbetur shtatzënë!.

Pirja e duhanit ndikon në cilësinë e vezës. Një grua mund të kalojë më shpejtë në menopuazë dhe rritet rreziku i shtatzënisë jashtë mitre.

Përdorni prezervativët

Natyrisht jo gjatë periudhës kur jeni duke u përpjekur të mbeteni shtatzënë. Por nëse nuk jeni në një marrëdhënie afatgjatë, nëse jeni një grua që kryeni marrëdhënie të pambrojtur, duke u ekspozuar ndaj infeksioneve seksualisht të transmetueshëm, mund të rrezikoni fertilitetin tuaj! Kjo për shkak se klamidia dhe gonorreja (dy nga SST më të zakonshme) mund të shkaktojnë bllokim të tubave.

Koha ka rëndësi

Marrëdhëniet seksuale me qëllim ngjizjen e vezës janë më të suksesshme gjatë kohës së ovulimit. Për shumicën e grave, kjo kohë përkon rreth 14 ditë para ciklit.

Ulni nivelin e kortizolit (pra mos u stresoni)

Nivelet e larta të kortizolit mund të ndikojnë në fertilitetin si të gruas ashtu edhe të burrit.

Mos përdorni lubrifikantë, sepse këta të fundit mund të ndërhyjnë në procesin e ngjizjes duke ia bërë spermës më të vështirë lëvizjen drejt vezës.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • VAJZA BËNI NJË XHIRO KËTEJ NGA KORÇA, JU GARANTOJ ME SHKRIM DHE VULË QË DO MBETENI ME BARRË.
    TË GJITHA VAJZAT E INTERESUARA LE TË LENË MESAZH KËTU.

    • e bre korcari nuk ka nevoje te kharxhojne 1,000 lekeshin e furgonit se Daku nga Tirona ben kerdine ketu; edhe pa leke fare. 🙂

      Shaka bera ore. 🙂

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *