Studimi që hedh poshtë teorinë se “vajzat bionde janë budallaqe”

Leda Hysa

 

Të gjithë besoj keni dëgjuar së paku një herë një barsoletë me bionde, ku këto të fundit dalin paksa budallaqe. Ky stereotip, më shumë sesa i ofendon biondet, në fakt ka krijuar një ide se këto të fundit janë koketa dhe duhet të trajtohen si të tilla. Mirëpo, mesa duket, u ka ardhur fundi këtyre batutave pasi një studim i ri ka konfirmuar të kundërtën.

Sipas vëzhgimeve ka dalë në pah se biondet rezultojnë me shkallë më të lartë në testin e inteligjencës sesa brunet dhe kokëkuqet. Për më tepër, biondet kanë më shumë gjasa të kenë më tepër gjene gjeniu dhe janë më të pakta kur bëhet fjalë për grupin e vajzave që performojnë dobët në testin e inteligjencës.

Ekonomisti Jay Zagorsky, pedagog në Universitetin e Ohios, është edhe nismëtari i këtij studimi duke dashur të zhdukë njëherë e përgjithmonë stereotipin e biondes. Sipas tij, vajzat bionde shihen si të bukura, por budallaçka, gjë që dëmton të ardhurat sepse punëmarrësit kërkojnë punonjëse inteligjente.

Zagorsky i mori të dhënat nga lindjet e fëmijëve biondë dhe u specifikua tek ato vajza që e kanë gjenetike të qenit bionde.

Pas vëzhgimeve të gjata se si ato kishin performuar më vonë në shkollë, u arrit në përfundimin se biondet kanë një nivel inteligjence më të lartë në provimet e mendimit kritik dhe arsyetimit.

Ky është sigurisht vetëm një studim, gjë që nuk e bën definitiv apo teori përfundimin nga ky vëzhgim, por Zagorsky beson se studime të tilla kanë shumë vlerë për të diskriminuarat pasi u jep atyre vetëbesim dhe optimizëm.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Preokupim vertet shqetesues per shoqerin.Kur nuk dijne cfare te bajne dhe merren me budllallekun e vet per te shkencerue se kush jane badallaqet dhe intiligjentet mbi bazen e ngjyres se flokeve.

    Tashti nga ky shkrim do te kemi nivel intiligjence te larte per biondet dhe do te injorojme brunet dhe flokekuqet si budallaqe.Deri ne nji dite kur ta marrin persiper nji doreshkrim tjeter “shkencore” qe do vendosin Brunet dhe flokekuqet ma intiligjente dhe biondet budallaqe.
    Kjo do baj qe te rritet intiligjenca,ndoshta edhe e budallaqeve te femnave ne perpjestim te drejte me rritjen numerore te shkrimeve posace per kete problem delikat.Kush jane budallaqe e kush jane intiligjente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *