Prag lufte kundër Sirisë

redaktor

Barack Obama dhe David Cameron kërcënojnë me një kundërpërgjigje serioze nëse rezulton se në periferi të Damaskut, të mërkurën, u përdorën armë kimike.

Presidenti amerikan dhe kryeministri britanik komunikuan per rreth 40 minuta ne telefon me njeri-tjetrin për këtë çështje.

Te dy lideret jane teper te shqetesuar nga sinjalet ne rritje, se ai i disa diteve me pare ishte nje sulm kimik i ndermarre nga forcat e regjimit ne Siri.

Ky i fundit dhe opozitat vendase akuzojne njeri-tjetrin per ngjarjen e rende. Rebele dhe aktiviste kunder qeverise se Assadit akuzuan trupat qeveritare per mesymjen e dates 21 gusht.

Damasku zyrtar i cileson pretendimet e tyre te paverteta dhe te palogjikshme. Telelvizioni Shteteror transmetoi madje edhe pamje qe deshmonin sipas tij, gjetjen e agjenteve kimike ne zonat e kontrolluara prej kundershtareve te regjimit.

Media qeveritare pretendon se kryengritësit i përdorën këto armë si mjeti i fundit që kishin në dispozicion, pasi ofensiva qeveritare i ka vënë nën presion.

Komandanti i Ushtrisë për Sirinë e Lirë, Selim Idriss i hodhi poshtë akuzat. Ai tha se qeveria e ndërmori sulmin ndaj lagjeve periferike të kontrolluara nga kryengritësit në kundërpërgjigje për një tentativë për atentat ndaj presidentit Bashar al-Assad në fund të Ramazanit.

Sulmi erdhi vetem pak dite pasi ne Siri kishin mberritur inspektoret e OKB-se per te hetuar pikerisht mbi perdorimin e armeve te tilla ne vend.

Ne deklaraten e “Downing Street” thuhet se Keshilli i Sigurimit ka kerkuar te lejohen menjehere inspektoret te hetojne vendin ku besohet se ndodhen sulmet.

”Fakti qe presidenti Assad nuk bashkepunoi me Kombet e Bashkuara tregon se regjimi i tij ka diçka per te fshehur”, vazhdon deklarata, ku permendet gjithashtu se Obama dhe Cameron pranojne se ndalimi i perdorimit te armeve kimike eshte i nje rendesie kyçe per boten.

Obama, me heret mblodhi Keshillin e Sigurise Kombetare per te diskutuar situaten ne Siri.

Nje dite me pare, organizata mjeket pa kufij pohoi se 3 600 vetë jane mjekuar ne Damask per simptoma të ngjashme me pasojat e një sulmi kimik.

355 vetë sipas grupit kanë gjetur vdekjen, por ai nuk mund të konfirmojë se kush e ndërmori sulmin.

Siria: Sulmi kimik, prej “terroristëve”

Një ditë pasi Obama dhe kryeministri i Britanisë, David Cameron paralajmëruan për një “reagim të fortë” nëse vërtetohet përdorimi i armëve kimike në Siri, qeveria e Damaskut u tregua e shpejtë për të fajësuar zyrtarisht për këto krime forcat kryengritëse.

Televizioni shtetëror raportoi këtë të dielë se disa dhjetëra ushtarë u “asfiksuan dhe u mbytën”, ndërsa mbanin të rrethuar lagjen e Jobarit, në periferi të kryeqytetit Damask.

Sipas informacionit, sulmi u krye nga rebelët, të cilët në pamundësi për të mbrojtur gjatë këtë territor, zgjodhën taktikën e terrorizimit dhe “tokës së djegur”.

”Nga informacione gjithmonë e më të sigurta besohet se terroristët kanë përdorur armë kimike në rajonin e Jobarit”, deklaroi televizioni shtetëror, i cili përdor termin “terrorist” për të përshkruar kryengritësit.

Gjithashtu, u transmetuan pamje të një dhome ku ishin magazinuar granata gazi dhe maska kundragaz, të cilat sipas televizionit shtetëror, ndodheshin në të një zonë të sapo rifituar prej ushtrisë dhe ishin në duar të kryengritësve ditën e sulmit.

Mediat ndërkombëtare e kanë të pamundur të verifikojnë vërtetësinë e këtyre raportimeve.

Nga luftimet e deritanishme në Siri, mbi 100 mijë persona kanë humbur jetën, por nëse vërtetohen dyshimet se Assadi ka përdorur armë kimike, vendi mund të përballet me një ndërhyrje direkte nga ana e SHBA-ve dhe aleatëve të saj perendimorë, që kanë caktuar pikërisht përdorimin e këtyre armëve si kufirin përtej të cilit do të ishin të detyruar të reagonin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *