Defiçiti, BSH: Shpenzime të larta 6 muajt e fundit

redaktor

Shpenzimet e larta buxhetore në tremujorin e dytë të këtij viti kanë rritur ndjeshëm defiçitin buxhetor. Situata e vështirë financiare, për të cilën është folur shumë së fundmi është konfirmuar edhe prej raportit të fundit të nxjerrë nga Banka e Shqipërisë për ecurinë ekonomike të 6 mujorit të parë të 2013.

Sipas të dhënave në raport citohet se defiçiti buxhetor për gjashtëmujorin e parë të vitit rezultoi rreth 42.2 miliardë lekë, ose rreth 27.1 miliardë lekë më i lartë nga ai i të njëjtës periudhë të një viti më parë, duke reflektuar kështu në një masë më të madhe rritjen e shpejtë të shpenzimeve buxhetore në muajt e parë të këtij viti.

Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja e defiçitit në këtë nivel ka bërë që qeveria të shpenzojë 90.1% të huamarrjes së brendshme të planifikuar për vitin 2013. Në zgjerimin e defiçitit në këtë masë sipas raportit të Bankës së Shqipërisë ka ndikuar ulja e të ardhurave nga TVSH, si pasojë e rritjes së rimbursimeve të qeverisë këtë vit në krahasim me një vit më parë, rritja e shpenzimeve në muajt e fushatës por edhe si pasojë e një performance të dobët të mbledhjes së detyrimeve tatimore.

Prej disa kohësh përfaqësues të Partisë Socialiste, e cila pritet të marrë në dorëzim qeverinë në shtator kanë akuzuar qeverinë Berisha për situatën e krijuar me buxhetin e shtetit.

Ndërkohë që vetë Ministri i Finacave ka deklaruar se gjendja e buxhetit është e mirë dhe këtë e tregon edhe fakti se ka pasur një sufiçit prej 400 milion lekësh. Megjithatë raporti i Bankës së Shqipërisë konfirmon se situata financiare e buxhetit të shtetit nuk është shumë e mirë dhe pikërisht për këtë qeveria e re pritet të përballet me mjaft vështirësi në shtator/ORA

 

Share This Article
1 Comment
  • ministri bole thote qe ka pasur nje suficit prej 400 milion lekesh megjithate banka e shqiperise thote se situata financiare e ketij shtet leshi eshte ne veshtiresi kujt duhet ti besohet ketyre kurvave ketytre maskarejve qe per vete shpenzojne shifra marramendese per pushime dhe nuk kane leke tu japin te verberve per kompesim dritash ceshte ky fenomen kompesimet e dritave jua jep ligji apo maliqi ote qif……shtetin ne sume shtet qe e udheheqin bandat e sali hajdarit me shoke per keto raste po pyes njehere kot fare a mban pergjegjesi njeri dhe cfar mund te beje prokurori palla.shpresoj ta lexoje ndonjeri dhe te na jape njefare pergjigje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *