Europa mobilizohet në ndihmë të Greqisë, dërgon avionë drejt Athinës

Leda Hysa

Ditën e djeshme kryeqyteti i Greqisë është përfshirë nga flakët duke u përhapur me shpejtësi për shkak të erës e cila ka bërë që zjarri të mbërrijë në qytet. Nga kjo katastrofë natyrore deri më tani kanë humbur jetën të paktën 53 persona.

Në kushte të tilla, vendet europiane janë mobilizuar për t’i ofruar ndihmë shtetit grek.

Qeveria e tij i ka kërkuar vendeve të tjera evropiane për helikopterë dhe zjarrfikës shtesë për të ndihmuar në përballimin e zjarreve.

Italia, Gjermania, Polonia dhe Franca kanë dërguar avionëve për vënien nën kontroll të flakëve.

Zjarret e fundit në Athinën janë më vdekjeprurësit të paktën që prej vitit 2007, kur dhjetëra njerëz vdiqën në gadishullin jugor të Peloponezit.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *