Numri i të vdekurve nga zjarret që përfshinë rrethinat e Athinës, ka shkuar në 74.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e shërbimit zjarrfikës të kryeqytetit grek.
Vetëm në një vend pranë një restoranti në Mati të Atikës janë gjetur 26 trupa njerëzish të djegur, midis të cilëve kishte edhe fëmijë. Ndërsa 150 persona ndodhen në spital, nga të cilët 15 raportohen në gjendje të rëndë për jetën.
Spitalet e Athinës janë vendosur në gjendje emergjence, ndërkohë që ambulancat vazhdojnë të dërgojnë të plagosur dhe trupa të viktimave.
Zëdhënësi i qeverisë deklaroi se po bëhet e pamundura për vënien e situatës nën kontroll dhe evidentimin sa më të saktë të numrit të viktimave.
Roja bregdetare njoftoi më herët se ka shpëtuar më tepër se 700 persona nga plazhet e zonës së Rafinës, ndonëse ende nuk është bërë i ditur numri i personave që tentuan t’i shpëtojnë flakëve duke hyrë në ujë.
Qeveria ka deklaruar se operacioni për gjetjen e gjithë personave të zhdukur gjatë orëve të paradites, do të vazhdojë.
s.a/dita

Priftat e zinj greke mos te mallkojne ATEISTYET,por te kujtojne Masakrat e Camerise mbi gra e femije.Ata i nxiten kriminelet,prandaj zoti po merr hak.