Itali, 58-vjeçari shqiptar vdes aksidentalisht në gjykatën e Palermos

Dita

Një shqiptar ka humbur jetën aksidentalisht, teksa ishte duke instaluar fibra optike në gjykatën e Palermos.

Mediat raportojnë se bëhet fjalë për Edmond Fejzullai nga Durrësi, 58 vjeç.

Po këto media kanë publikuar edhe një fotografi të shqiptarit, për të cilin thuhet se sot kishte ditëlindjen.

Punëtori shqiptar ishte duke punuar në një zyrë të gjykatës, kur është rrëzuar nga shkallët dhe ka përfunduar mbi një tavolinë qelqi.

Shtetasi Fejzullai ka pësuar të çara në këmbë dhe si pasojë e hemorragjisë dyshohet se ka humbur jetën.

Sa i takon rregullave të sigurisë në vendin ku ndodhi ngjarja, autoritetet po bëjnë verifikimet përkatëse.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *