Policia e Kurbinit ka kapur këtë të martë një person të shpallur në kërkim.
Bëhet fjalë për shtetasin Orlando Hima, 35 vjeç.
Ai kërkohej nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, pasi më datë 20 shkurt të 2018-s këtij shtetasi i është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike marijuanë.
Ndërsa më datë 23 shkurt, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.
s.a/dita
