Të gjitha mitet që grave u janë thënë për periodat

Dita

Gratë kanë dëgjuar prej vitesh deklarata shokuese rreth periodave dhe në mënyrë të pakuptueshme ato kanë ndikuar në sjelljen e tyre të përditshme.

Më poshtë do ju sjellim 7 mitet më të dëgjuara;

Gjatë periodave gratë janë më pjellore

Në mesin e viteve 1800 një grup shkencëtarësh shpërndanë kudo idenë se kur gruaja është në ditët e saj është shumë më pjellore se në çdo ditë tjetër të muajit. Në ditët e sotme ne e dimë se kjo është krejtësisht e pavërtetë. Madje, gjatë periodave një grua ka më pak gjasa të mbesë shtatzënë.

Seksi gjatë periodave sjell fëmijë të deformuar

Në Francë besohej historikisht se fëmija që ishte ngjizur gjatë atyre ditëve do të lindte i shpërfytyruar, budalla dhe djallëzor.

Seksi dëmton të mbjellat

Një natyralist romak, i quajtur Pliny, kishte disa ide shumë qesharake. Ai shkroi se “shkatërrojnë të mbjellat, toka ndalon së qenuri pjellore, farat thahen, frutat kalben, bronzi dhe hekuri ndryshken, një erë e tmerrshme mbush ajrin, çka i provokon kafshët, i tërbon dhe infekton kafshimet e tyre që lëshojnë një helm fatal.”

Të punuarit gjatë periodave shkakton probleme mendore

Në vitin 1883, në librin Rrezet e Grave Amerikane, Dr. George Austin  tha se duke punuar shumë gjatë periodave një grua rrezikon të çmendet dhe këtë lloj sëmundjeje mendore e quajti “erotomania”.

Gratë gjatë menstruacioneve “çmendin” edhe burrat

Dr. William Capp jo vetëm që e mbështeti teorinë e Austin-it, por e çoi atë akoma më tutje. Sipas tij periodat nuk ishin të vështira vetëm për gratë, por edhe dëmtuese për burrat. Ai mendonte se nëse papritur në klasë një nxënës vinte re se shoqja e tij po shkonte në banjo pasi ishte në ditët e saj, menjëherë ai do të tërhiqej nga dëshira për seks.

Gjaku i periodave shëron lebrozën

Kjo në fakt u tha nga një grua, Hildegard von Bingen, e cila ishte infermiere dhe botoi disa shkrime mjekësore. Sipas saj gjaku i periodave ishte i aftë të shëronte lebrozën.

Nuk pi dot verë gjatë periodave

Në 1919- n një shkencëtar tha se gjaku i periodave përmban moniotoxin, ose një helm që e sjell verën në shqisën e të shijuarit në formën e uthullës.

s.a/dita

 

Share This Article
2 Comments
  • salih barrisha asht ngjiz ne shpell kur sheqirja
    ishte me perioda .

    dhe te gjitha smptomat duken qarte ne surratin
    dhe djallezine e kafshes salih .

    mirpo ktu s’mbaroj historia e shpelles dhe periodave .

    edhe salihi ja bante sllobodankes ne kohe periodash

    dhe cfar ndodhi :

    ARRIGITA femija i doli me nji faqe te skuqur flake si me qen e djeg nga zjarri !

    qe siedhe dihet krayshpellari e operoj ne France dhe largoj lekuren e kuqe ,nga njera faqe arrgites

  • s.a/dita
    si mund të thuash “Pliny, kishte disa ide shumë qesharake.”,morr kokrra e idiotit?
    flitet për 2000 vjet para dhe jo për sot!!
    akoma sot,ju debila,shkruani idiotësira që ska derr që i gëlltit!!
    harroni tërë idiotësitë që shkruani për horoskop e fallxhorë,për kanellë e mjalt që shërojnë gjithçka??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *