Kërko “idiot” në Google dhe del Trump… ja pse ndodh  

Ornela

Provoni të shkruani fjalën “idiot” në Google dhe ajo që do të merrni nga motori i kërkimit janë foto të presidentit amerikan Donlad Trump.

Kjo mund të duket e padrejtë për gjithë mbështetësit e tij, megjithatë nuk është rastësi lidhja mes kësaj fjale fyese dhe presidentit amerikan.

Algoritmi që përdor motori i kërkimit mund të ndikohet “nga jashtë” siç ka ndodhur edhe në këtë rast. Këto lloj lidhjeje njihen si “googlebombings” (bombardim i Google) dhe një nga këto “bombardime” është kryer me rastin e vizitës së Trump në Britaninë e Madhe, shkruan Dita.

Si pjesë e protestave kundër mbërritjes së presidentit amerikan në Londër, në rrjetin social Rreddit mijëra përdorues votuan një publikim që përfshinte një foto të Trump së bashku me fjalën idiot. Kjo provokoi që fotoja të bëhej virale duke u bërë një nga linqet më të klikuara të Google.

Kësaj duhet t’i shtojmë se protestuesit përdorën këngën ‘American Idiot’,  të grupit rock “Green Day” , për të përhapur sa më shumë fjalën e tyre. Kjo këngë, e krijuar 14 vjet më parë për të kritikuar presidentin e atëhershëm të Shteteve të Bashkuara, George Bush, është përmendur në qindra faqe interneti pranë fotos së Trump. Kështu, u provokua i njëjti efekt.

Gazeta britanike The Guardian  kujton se situata të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë. Në vitin 2004, për shembull, fjala ‘çifut’  (hebre) u shoqërua me imazhin e një personi me një hundë të madhe.

Diçka e ngjashme ndodhi në zgjedhjet e fundit në SHBA, ku pas një votimi në Reddit është arritur të shfaqet njëkohësisht fotoja e ish-presidentit Bill Clinton me fjalën “përdhunues”  ose logoja e CNN në kërkimet për “fake news”.

Megjithatë fenomeni, është afatshkurtër, pasi me kalimin e ditëve ose javëve, kërkimet e tjera zhvendosin ato të mëparshmet.

o.j/dita

Share This Article
8 Comments
  • Jeni gabim per cfare informoni ne lidhje me kerkimin e fjales Idiot.Nuk del Trump.Po Trap.Ndaj korigjoni google-n.Ose behuni esull qe te jeni te sigurte per cfare tregon Googel.

  • CFARE LAJMI PER BEN KY?

    sepse:

    Edvin Droga Albanezi i paguar nga mashtruesi nderkombetar George Soros i parakaloi te gjithe lajmet e Google-it dhe i deklaroi keto fyerje boterisht nga studioja e CNN duke e quajtur Presidentin Trump jo vetem “idiot”, por edhe “fatkeqesia e Botes”

    atehere:

    CFARE LAJMI PERBEN KY?

    sepse:

    Une per vete e provova te hap Google-in me fjalen “idiot” dhe me ne radhe te pare doli romani famoz i Dostojevskit me te njejtin titull dhe:

    pastaj:

    Plot fotografi denigruese te Trumpit te paguara nga George Sorosi dhe fondacioni mafioz Clinton qe nuk mund te pranojne humbjen e 400 meleon dollareve ne zgjedhjet presidenciale ne SHBA,

    prandaj:

    CFARE LAJMI PERBEN KY O GAZETA DITA?

    • Ti rruash bythe Sorrosit ti trap, se sorros ka hedhur para ne Shqiperi dhe eshte sponsorizuesi i reformes ne drejtesi. Trump eshte nje idiot anti BE dhe po ve ne rezik serjoz egzistencen e NATOs . Me pak fjale per ne si shqiptare do te thote qe pa BE ne te kthehemi ne nje ishull te shkrete babuinesh dhe pa NATO sa here ti fryhet mdonjerit te vije ta derdhe ketej nga ne. Boll na cate Trapin me gjithe Trampin. Hedh nje gure Sali ligesia kunder Sorros per ti bere gojore Trumpit te cilit si fryhet fare nga Saliu dhe per te “njollosur” te majtet si Sorrosja meqe Sorros u atakua ne fushate dhe nga Trump dhe u leshuat te gjithe ju idjotet e googel kunder Sorros. Po atij kopilit hollandez te shqupit ke pyetur ndonjehere kush ja ka paguar bursen ne Hollande? Po ti o plak ke gjet nje cope qiell andej nga ameriqia dhe ste ruhet shume se cndikim ka politika e Trump per Shqiptaret. Sorrosjan thoshte dhe Llalla per ambasadorin po kokra e legenit ishte hajdut me cizme. Se gjithe hajdutet i jane versulur Sorrosit tani per tu dukur seksi te Trump. Ju q… mendjen.

    • Ka bere shume mire Rama qe e quajti idiot. Paska qene largpames. Dite pas dite provohet qe eshte nje cope idioti.

  • Z Thano! Pse botoni komente nga “intelektuali”? Ruani gjuhen eshte kushti! Ky “intelektuali” vetem i tille s’mund te jete! Berishianet injorante jane e keqja e ketij vendi!

  • Kaçi i zi
    Per ne!Pa Be dhe NATO don te thote:Kemi humbur pavarsin dhe do na pushtojne me huj e shkopinj.Kur deri ne pragun e vitit 1990 kishim nji ushtri per ta patur lakmi.E sot kemi perfundue sikur ajo ushtri te na ishte cfaqur ne anderr.E jo qe e gezonim zhgjanderr.
    Perkaq sa komentoi.
    Duhet falenderue Mareshallin Berisha qe zbatoi projektet e agjentures Serbe per nji Shqiperi qe kollofitet me skuadra gjuetaresh!
    Sllobodan Milloshevic.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *