Një 43-vjeçar është vendosur në pranga në Berat, pasi në ambientet e palestrës së tij është gjetur një sasi e vogël kokaine.
Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi Armando Lajthia, 43 vjeç, banues në lagjen
“30 Vjetori”.
Në cilësinë e provave materiale, atij iu sekuestrua krahas sasisë së lëndës narkotike edhe një peshore elektronike.
s.a/dita
