Qeveria thotë se ka në plan të akordojë 1 miliardë euro kontrata koncesionare 13 vjeçare. Të katër projektet e dhëna deri tani, Rruga e Arbrit, rruga Thumanë- Kashar, rruga Milot-Balldren dhe rruga Orikum – Dukat, pritet të kenë një kosto të përgjithshme prej minimalisht 712 milionë eurosh.
Segmenti Thumanë – Kashar është vetëm 20.7 kilometra i gjatë dhe pritet të kushtojë së paku 228.5 milionë euro. Me një kosto prej afro 11 milionë eurosh për kilometër, kjo është ndoshta rruga më e shtrenjtë në Shqipëri.
Më poshtë një analizë mbi këtë mekanizëm financimi që e çon borxhin publik në afërsisht 83% të PBB-së.
*****
Nga Gjergj Erebara*
Qeveria shqiptare publikoi thirrjen për tender për dy segmente të shkurtra rrugore gjatë ditëve të fundit, në vijim të planit të vet për të ndërtuar rrugë me kontrata koncesionare 13 vjeçare, një model ky i shumëkritikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar si mekanizëm krijimi borxhi publik përtej limiteve ligjore.
Qeveria hapi thirrje për kontratën koncesionare të ndërtimit të segmentit rrugor Milot – Balldren me kosto të pritshme prej 161 milionë euro si dhe për segmentin Orikum – Dukat me kosto të pritshme 50 milionë euro, sipas njoftimeve në Agjencinë e Prokurimit Publik.
Plani 1 miliardë euro borxhe
Qeveria thotë se ka në plan të akordojë 1 miliardë euro kontrata koncesionare 13 vjeçare, sipas të cilave, një kompani private teorikisht investon paratë për realizimin e një objekti të cilin qeveria e shlyen me këste përgjatë 13 viteve.
Të katër projektet e dhëna deri tani, Rruga e Arbrit, rruga Thumanë- Kashar, rruga Milot-Balldren dhe rruga Orikum – Dukat, pritet të kenë një kosto të përgjithshme prej minimalisht 712 milionë eurosh. Qeverisë i mbeten edhe më pak se 300 milionë euro koncesione për të dhënë.
Kontrata të tilla 13 vjeçare janë borxhe afatgjata të cilat qeveria aktuale po i merr jashtë ligjit për borxhin publik.
Ndonëse zyrtarisht këto kontrata nuk konsiderohen si borxh publik, ato janë detyrime për të cilat Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe institucione të tjera kanë kërkuar me këmbëngulje gjatë viteve të fundit të llogariten si borxh publik.
Nëse, siç rekomandon FMN, koncesionet sakaq të dhëna dhe ato që pritet të jepen llogariten si borxh publik, shqiptarët do të kenë edhe së paku 1.5 miliardë euro shtesë për të shlyer dhe borxhi publik nuk është 70% e PBB-së por afro 83%.
Shumë para për pak kilometra rrugë
Qeveria e kryeministrit Edi Rama ka vuajtur ca gjatë viteve të fundit për të demonstruar se është në gjendje të ndërtojë rrugë. Në shumë raste, Rama ka publikuar video-animacione në faqen e tij në Facebook dhe është përballur me kritikat se, ndonëse videot janë të bukura, qeveria e tij nuk ka arritur të realizojë pothuajse asnjë rrugë të re ndërkohë që rrugët e nisura të ndërtohen vite më parë, vijojnë të zvarriten në pafundësi.
Por kontratat koncesionare për ndërtim rrugësh ngrenë pikëpyetje të mëdha si sa i përket formës së përzgjedhur të prokurimit, pra partneritetit publik-privat, ashtu edhe kostos së tyre. Pikëpyetje ka edhe mbi faktin nëse projektet e përzgjedhura për t’u financuar janë apo jo rentabël.
Rruga Thumanë – Kashar, një autostradë me katër korsi, synon të lidhë autostradën ekzistuese Thumanë – Milot me autostradën Tiranë – Durrës, me supozimin se një autostradë e re do të vijojë nga Kashari, 10 kilometra në perëndim të Tiranës, me Kavajën, një ide që mund të mos realizohet kurrë.
Segmenti Thumanë – Kashar është fituar në kontratë koncesionare nga kompania Gener 2, e cila është kritikuar më herët nga eksponentë socialistë si e lidhur me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky segment rrugor është vetëm 20.7 kilometra i gjatë dhe pritet të kushtojë së paku 228.5 milionë euro. Me një kosto prej afro 11 milionë eurosh për kilometër, kjo është ndoshta rruga më e shtrenjtë në Shqipëri.
Projekti tjetër, ai i Rrugës së Arbrit, parashikon ndërtimin e rreth 50 kilometrave rrugë me një tunel nën Qafën e Murrizit me një kosto totale prej 254 milionë eurosh dhe me një kosto mesatare prej 5 milionë eurosh për kilometër. Kjo është një rrugë me dy korsi.
Projekti i tretë është i ditëve të fundit. Ai është propozuar si koncesion i pakërkuar nga një kompani e panjohur e quajtur A.N.K.
Më 23 korrik, qeveria hapi tenderin për këtë rrugë, me një fond limit prej 161.5 milionë eurosh për një segment rrugor prej vetëm 17.3 kilometra dhe me një kosto mesatare prej 9.3 milionë eurosh. Projekti parashikon lidhjen e Milotit me fshatin Balldren pranë Shkodrës dhe përfshin ndërtimin e një tuneli 850 metra të gjatë nën malin e Shëngjinit si dhe dy ura mbi lumenjtë Mat dhe Drin.
Projekti i katërt i përket ndërtimit të një rruge të re nga Orikumi (porti i Jahteve) deri në fshatin Dukat rrëzë Qafës së Llogarasë. Këtu bëhet fjalë për 14.7 kilometra rrugë me dy korsi me një kosto të planifikuar prej 50.5 milionë eurosh dhe me një kosto mesatare për kilometër prej afro 3.4 milionë eurosh.
Së bashku, të katër projektet pritet t’u kushtojnë shqiptarëve mbi 711 milionë euro përgjatë 13 viteve të ardhshme në rast se realizohen.
Kapitali privat nuk duket asgjëkundi
Parimi i shprehur nga qeveria për zgjedhjen e kontratave koncesionare për ndërtimin e rrugëve është “angazhimi i kapitalit privat në ekonomi”. Por kompanitë që kanë fituar kontratat koncesionare aktualisht kanë vënë në dispozicion të projekteve kapitale minimale, ndërkohë që qeveria ka premtuar se do të japë “garanci sovrane” për kompanitë që këto të fundit të mund të marrin kredi në banka.
Për shembull, kompania Gjoka 87, e cila është krijuar për të ndërtuar rrugën e Arbrit me kosto 254 milionë euro, ka një kapital të paguar prej vetëm 80 milionë lekësh (rreth 625 mijë euro).
Por më shqetësuese janë klauzolat e kontratave të tjera si ajo e Rrugës Thumanë – Kashar apo këto të pritshmet Milot – Balldre dhe Orikum – Dukat, në të cilat qeveria merr përsipër të japë garanci për kreditë bankare të kompanive private. Pa kapital privat dhe duke rrezikuar vetëm paratë e taksapaguesve, parimi i angazhimit të kapitalit privat në ekonomi duket se nuk qëndron.
*****
*Autori është gazetar i BIRN. Titulli dhe hyrja janë të redaksisë së DITA

Shumë para për pak kilometra rrugë.
Nuk jane rruge dosido sic i bani Basha.
Jane rruge qe do qendrojne deri ne shuarjen e planetit.
I ngjajne Propetheut.Rruge Prometheniane!
Sa do qe te konsumohen ato rigjenerohen,restaurohen automatikisht pa shperblim,sepse shperblimi asht teper i kripur qe ne keshin e pare te planifikimit..
Hajde qeveri e PPPse.
Merr kaputalin e popullit, e rremben me sakte, dhe ja jep privatit qe ky te filloje rrugen.
Pasi qeveria behet dhe garant qe privati te vjele para nga banka, qeveria fillon vjeljen e taxave nga berja e rrugeve me pagese per ti paguar banken privatit.
Lum si ne qe kemi nje qeveri qe na rrjep mire e mire qe te bej partneret me leke.
Nga ana tjeter qeveria deklaron qe nuk ka fuqi te ndertoje rruget, ndersa Partnerit qe nuk ka as leke per ta bere rrugen, ben si ben dhe ja garanton leket.
Jo leke, po euro..
Se te ishte ndonje partner qe do e ndertonte rrugen me paret e tij, hajde de, por qeveria i fal qindra miliona dhe partneri e nis me 600 mije leke.
Ku eshte partneriteti ketu pervecse vjedhjes publike?
Ju ndyresira qe komentoni bullshit pse nuk keni nje fjale te mire per rruget qe do te ndertohen dhe qe do te perdoren nga te gjithe ju nje here apo me shume nese jeni ne Shqiperi apo jashte saj. Berisha me Bashen ndertuan rrugen e Arbrit qe kushtoj 1.2 miliarde euro dhe vazhdon te perpije para si nje yll i zi. Ndersa ju qaheni qe Rama po ju nderton rruge kryq e terthore Shqiperise, dhe rruge te nivelit europian. Si mendoni ju se rruget kryhen falas? Shkoni ore mbeturina te ndyra. Lereni te beje ndertime qe ti gezojme te tere dhe te rrisim te ardhurat per te gjithe shqiptaret nga turistet qe do te vizitojne Shqiperine.
Une nuk shoh ndonje rruge qe ka bere rilindja , vetem
premtime!!!”Prit Gomar te mbije bare”
je ca pusht …..ti zoti Fotaq.
PPP = pastrim i parave te droges
@Arben,
PPP=pastrimi parave pidhit sateme
Erebara ka ngritur disa çeshtje me rendesi per politiken e PPP-ve te qeverise aktuale shqiptare. Se pari ai konstaton kostot e larta te ndertimit te ketyre rrugeve, qe tejkalojne çdo lloj llogjike ekonomike. Per mendimin tim qeveria duhet te sqaroje publikisht se si qendron e verteta. Dhe nese eshte e vertete si spjegohen keto kosto ?! E dyta qe kuptova nga shkrimi i mesiperm eshte se flitet per kontrata koncesionare me afat shlyerjeje 13vjeçar. Sipas Erebares eshte ndermarrja private, fituese e tenderit, qe duhet te investonte per ndertimin e rrugeve dhe qeveria do ua shlyeje kete investim pergjate 13 vjeteve ! Nuk e kuptoj : Gjate ketyre 13 vjeteve rruga do te shfrytezohet nga koncensionari apo nga shteti ?! Ndryshe do te jete me pagese apo falas ?! Pra rruga do te jete e shtetit apo e koncesionarit?! Sipas Erebares qeveria do t’u jape garanci bankave mbi likuidishmerine e koncesionarit, i cili vete ka nje capital minimal?! Pyetje eshte (nese kjo eshte e vertete): Perse qeveria nuk i merr vete hua keto para dhe t’ia dorezoje pak nga pak ndermarrjes zbatuese. Kur objekti te jete perfunduar ai i mbetet 100 perqind shtetit. Pra nuk ka nevoje qe te lihet koncesionari ta shfrytezoje rrugen me pagese gjate ketyre 13 vjeteve! Dhe nga ana tjeter, Erebara pohon se qeveria do te veje ne tavoline per ndertimin e ketyre rrugeve 712 milione euro? Atehere nese eshte qeveria qe do investoje, perse u dashka qe ajo te hyje garant prane bankave per likuidishmerine e koncesionarit?! Do te donja nje pergjigje me llogjike ekonomike per keto çeshtje, pa rene ne keneten e atyre qe çdo tentative per zhvillim duan ta nxijne si tentative vjedhjeje nga ana e qeverise. Kjo eshte e dallueshme sidomos te militantet e shquar te SHQUP-it. Edhe kur nderton stadium te ri kombetar, edhe kur nderton nje park lodrash, nje teater te ri kombetar ose nje rruge, kori i bretkocave nuk pushon se guasuri se « Rama po vjedh ». Ndofta kane eksperiencen e tyre personale ne kete drejtim !
Qind per qind dakort me analizen dhe pyetjet qe ben “ka-
rakteri” ! Persa i perket “Kompanise se Bretkosave” te
SHQUPIT, le te bejne guak-guak ne ujrat e qqelbura te
kenetes qe kane 28 vjet qe notojne duke vjedhur,shpifur,
mashtruar opininin publik. Ka ardhur koha qe kjo bande
mafioze gangsteresh te dale para drejtesisr dhe te jape
llogari per hajnite e tyre pa limit, per malin me krime qe
bie mbi bandat e Sali Berishes dhe Ilir Metes, per krimin
makaber te Mister “Gerdecit”, qe na zemerohet “live” ne
emisionet televisive duke pohuar se tani nuk ka me drej-
tesi,se ajo na qenka kapur nga qeveria Rama. Akoma ky
bandill e jashik nuk e ka marre vesht se Reformen ne
Drejtesi dhe Vettingun jane vepra te drejteperdrejta te
nderkombetareve: SHBA-s dhe BE-se ?! Apo e ben kete
per t’i hedhur hi syve shqiptareve se gjoja keto po i bejne
sicialistet ne pushtet dhe sidomos Rama,si objektiv krye-
sor i goditjes sepse sic duket te Rama opozita e korrup-
tuar sheh pengesen kryesore,rezistencen per ta cuar Re-
formen ne Drejtesi dhe Vettingun deri ne fund,deri ne
likuidimin e te gjitha bandave mafioze te organizuara e drejtuara nga trinomi Berisha- Meta – Basha, si dhe mister ” Gerdeci” ,sebashku me djalin e ish-kryeministrit,
qe vrane 27 burra e femije ,sidhe qindra te plagosur. Pa u
zhdukur nga faqja e dheut kjo katraure politike mafioze,
Shqiperia dhe shqiotaret kurre nuk do te bejne prokopi.
Mafia shqiptare,me keta tipa ne krye eshte bere teper e
rrezikeshme sepse eshte perhapur i metastaze kanceri ne te gjithe shoqerine shqiptare .Ajo tashm,perballe kesaj
Reforme te gjitheaneshme, vepron ne menyre glandesti-
ne duke sabotuar cdo gje. Vini Re: Nuk ka gje mbi kete
toke qe bandat e Saliut dhe te Ilirit te aprovojne sikur ve-
tem nje gje pozitive qe ben,le te themi,Erion Veliaj,ku 80
perqind e shqiptareve e aprovojne punen e tij, jo vetem qe keto banda asgje nuk miratojne,por perkundrazi hi-
dhen ne nje sulm te papare kunder tij.Shikoni se c’ben
Presidenti: jep driten e jeshilte qe Erioni te konsultohet
me artistet dhe Erioni ne mirebesim e zbaton porosine e
Presidentit te Republikes,helbete ?! Mbledh artistet krye-
sore me R. Dreniken ne krye dhe bien dakort me Veliajn
per Teatrin e Ri Kombetar,gje qe Presidenti mendoi te kunderten dhe do te kishte nje atu ne dore ate te artiste-
ve,por bomba i plasi ne dore hileqarit Meta. Artistet u
bashkuan me Veliajn. Atehere doli ne skene thirrja e Lu-
shit ku i ben thirrje Presidentit qe te mos e firmose ker-
kese e Parlamentit per ndertimin e Teatrit te Ri. Vazhdon
hileja e presidentit: mbledh artistet gjoja per konsultim,me
ne krye perseri Dreniken dhe pasi e sheh se Ndrenika dhe artistet te gjithe ose pothuajse te gjithe jane per Tea-
trin e Ri, i percjell ata me nje buzeqeshje karakteristike
prej hipokriti dhe rezultati: mbi aresyen dhe drejtesine fiton mafia ! Presidenti iu pergjigj thirrjes se Lulushit,qe ne realitet eshte thirrja e ” Godfather-it” shqiptar, Sali Be-
shovicit, i nenshtruari president ia kthen parlamentit ven-
min duke mos e firmosur dokumentin per ndertimin e Te-
atrit te Ri Kombetar, nen pretekstin se gjoja Teatri i vje-
ter ruan vlera historike,nje teater i ndertuar ne kohen mu-
soliniane me konceptin italian “buono para Albania” !
Zgavrat qe pashe ne Teatrin ne TV , nuk ishin gje tjeter ,
vecse derrasa e llac . Nje teater ,ndertuar enkas per nje
shoqeri te asaj kohe kur Tirana nuk kishte vecse 30 e ca
mije banore, dikur nje miku im tha: nje “kotec pulash” !
Edhe nje here : “buono para Albania” ! Por fjala nuk eshte fare te Teatri. As qe i plas fare Lulushit,Berishes,
Metes se cdo te ndodhe me teatrin.Nuk ndodh asgje me
rendesi me perjashtim te ndonje perpkasje interesi me qe
Odeta na paskish disa metra katrov toke aty dhe sakati
pretendon te rrembeje dicka me shume nga kjo zalkama-
mahi e shkaktuar ne nje gote uji. Halli realisht eshte gjetke. Po behen dy vjet qe banda e Saliut dhe Metes nuk po e bejne gjumin rehat. Endrrat,halucinacionet, ka-
ne krijuar nje destabilitet psikik e nervor saqe jane gati te
bejne cdo gje per te permbysur situaten,dmth te nulizojne
Reformen ne Drejtesi dhe Vettingun. Praktikisht ne kete
arene “gladiatoresh” ,Edi Rama per te qene realist nuk
eshte “Zeusi i Reforme”, eshte perfshire ne kete “black
hole” ashtu si gjithe te tjeret ne kupolen politike. Edhe Ai
do t’i nenshtrohet vettingur,por opozita po e perdor thje-
shte,ne kete rast si “koke turku”, ne kuptimin relativ te
shprehjes,sepse faktikisht kete Reforme eksperimentale
me Shqiperine po e bejne nderkombetaret qe i madh e i
vogel ne kete vend e di: Amerika dhe Europa Perendimo-
re. Dhe kete nuk e ve ne dyshim asnje shqiptar. Sigurisht
ne kete fushe eksperimentale roli i kryeministrit ka nje
rol por jo te dores se pare.
Le te bejne nje prove,qe tash me sa shikojme nuk ka me
ven por le ta supozojme per nje moment te marrim per
baze propozimin e Bylykbashit se Reforma ne Drejtesi
dhe vettingu te mos kete “Veprim retroaktiv” dmth kjo
Reforme te nise tash e tutje duke filluar zbatimi i saj vetem me qeverine socialiste te tanishme. U be c’u be
ne te kaluaren le te harrohen. Kjo do te thote nje amnisti
te te gjitha bemave e gjemave te se kaluares t’i vihet
“Kapak” ! Shqiptaret do te shikojne me syte e tyre se ne
cast lufta qe bejne myteberet “SHQUPAS” dhe Leseiste
pushon dhe Qeveria Socialiste ne pushtet le te beje cfare
te doje, le te prishe jo vetem TK por edhe te gjitha minis-
trite qe ka ndertuar Ducja, si ndertesa qe i ka bere nje
diktator,mjafton qe te mos preket pasuria qe keto banda i
kane grabitur shqiptareve,bile,bile ata pranojne edhe nje fare burgu ne REC vecse pasuria e tyre te mos preket.
Por,keto dy banda tash jane te ndergjegjeshme se gjerat
kane hyre ne nje etape ku nuk ka me kthim mbrapa. Ve-
ttingu po jep frytet e para.Kalaja e drejtesise po bie ! Dhe
pas shkaterrimit te drejtesise se korruptuar deri ne palce,
radha do i vije politikaneve qe do te kalojne ne site te gjithe duke perfshire te djeshmit dhe te sotmit,pa per-
jashtim. Ky eshte thelbi,te tjerat jane gjepura, retorike e
sofizma bajate televizive alla Zhei, Qerozesh,etj.qe s’i
duhen askujt…..!