Familja Gazulli në mesjetë ishte një nga familjet e njohura feudale shqiptare nga Kabashi i Pukës dhe Ndërfana e Mirditës.
Pal Gazulli (1405-1470) ishte humanist shqiptar, diplomat, pedagog, orator dhe një ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të Skënderbeut.
Vëllai i tij Gjon Gazulli (1400-1465) i njohur në botimet e huaja si Johannes Gazulus Ragusiensis, ishte matematicien, astonom dhe humanist i njohur.
Pali më 1442 u emërua rektor i shkollave të Raguzës, detyrë që e mbajti dy vjet.
U kthye në atdhe pas formimit të Lidhjes së Lezhës dhe qe një ndër bashkëpunëtorët besnikë të Skënderbeut.
Nga viti 1452 deri më 1459 shërbeu si ambasador në Republikën e Raguzës dhe nënshkroi në emër të Skënderbeut një sërë marrëveshjesh me të.
Në vitin 1462 ai i kërkoi Republikës ishujt Hvar dhe Korcula për ushtrinë shqiptare në rast të një tërheqjeje të mundshme.
Jetoi dhe vdiq në Raguzë.
n.s. / dita

Fakti qe s’ka asnji koment rreth ketij shkrimi te shkurte tregon nivelin shume te ulte kultural te rinise se sotme.
Do te deshiroja te kishte te dhena me te plota, si p sh,
ku u shkolluan
Per Gjonin, te ishin dhene me shume detaje. Ne sa ka shkrua ndonje liber, dhe ku jetoi.
Per ata qe duan te lexojne e mesojne me shume per vellezerit Gazulli.
Bera kerkim ne interent dhe gjeta kete srtikull mjaft interesant te botuar ne Revisten, Kuvendi:
https://revistakuvendi.org/?p=6487