Opozita jonë,
e degjeneruar,
çdo gjë në Atdhe,
e do të bllokuar!
Nuk e fsheh gëzimin,
Shtëpia Qendrore,
dhe s’shkon të votojë,
as çështjet madhore!
Kjo Legjislaturë,
në fakt ka mbaruar,
dhe për magjistratët,
nuk është votuar!
Nuk duhej shumë mëndje,
të parashikohej,
se nga opozita,
Ligji s’do votohej!
Një javë përpara,
ne e kemi shkruar,
dhe që doli fjala,
s’jemi të gëzuar!
Që na doli fjala,
s’jemi të gëzuar,
do ishim të lumtur,
të ishim gabuar!
Shoku Luan Rama,
që e kemi mik,
mbajti një fjalim,
ultra patetik!
Ultra patetik,
plot hipokrizi,
po përse s’votoi,
shoqja LSI?!
Do kishte më shumë,
se Tetëdhjetë e Katër,
nëse me teatrin,
s’do bëhej teatër!
Këtë Ligj-Luanët,
e kanë votuar,
po tash LSI-ja,
kursin ka ndryshuar!
Sot të një mendimi,
gati janë të tërë,
se bishti i PD-së,
LSI është bërë!
Vetingu-gjykatat,
mirë i ka pastruar,
dhe dy kryesoret,
janë paralizuar!
Ky paralizim,
është vërtet një hall,
po ne për gjykatësit,
s’mund të hidhnim fall!
As ligjvënësi vetë,
nuk e kish menduar,
se do kish aty,
aq të korruptuar!
Se do kish aty,
aq të korruptuar,
se një siguresë,
do ta kish menduar!
Tani situata,
është tepër e qartë,
s’kemi Kushtetuese,
as Gjykatë të Lartë!
Bashkim opozita,
është futur në thes,
se ka për gjykatat,
më shumë interes!
Po ata vazhdojnë,
me Lulash hajvanin,
që veç për një plesht,
po djeg gjithë jorganin!
Lulash injorantit,
kush do t’i tregojë,
se ligjin për vete,
duhet ta votojë!
Nëse gjer në kockë,
do t’u vejë thika,
ku do të ankohen,
Luli dhe Monika?!
Është çështje kohe,
ligji do votohet,
dhe një brez i ri,
do të promovohet!
Dhe do të na duhen,
dyqind e më shumë,
ndaj s’besoj-që Lulin,
ta lënë të flejë gjumë!
A.DUKA

OPOZITA E LULIT DHE SALIUT E DEGJENERUAR
ESHTE SI BEKIM PER RILINDJEN E DEGRADUAR
TE EDVIN DROGES ME HABILAJT E SAJE QORRIT
ME FATMIR HETUESIN, ME BALILIN E LIKE HORRIT
ME GRAMOZ XHELATIN DHE FRROKUN E KRIMIT
ME TAULANT XIBRAKEN DHE FULLANIN E PYLLIT
ME KETE OPOZITE TE DEGJENERUAR SI TERRI
EDVIN DROGA DO TE MBRETEROJE SI ENVERI
PRANDAJ O BEN DUKA, BEJTEXHI ENVERISTI
OPOZITES I GEZOHET KAQ SHUME EDI ARTISTI
Eh mer 80 lekshi i stadiumit Dinamo, te ka zon konfuzioni total, je pjerdh nga petlla!
Të janë errur sytë,
Poet nga opozita,
Majat janë me “rrypa”,
Dhe plot rakitika !
Me ket’ opozite,
Te lulkës or mik
Ajo s’pret te hipi,
pret kush do i hype!…
Sepse Edi Rama
me mandat ne xhep,
Do ja hip gomarthi
dhe per her’ te trete…
Lulja dhe Rrushi
Qipkë pse krekosesh,
Si lulka përmbi ftua,
Kur ajo në çadër,
Me rrushin “u shartua” ?
Me rrushin ish shartuar,
Qysh brenda bashkisë,
Ndaj rrënjët shpejt forcoi,
Lulkuqja e partisë !
Që s’bëjnë pa njëri-tjetrin,
Këtë e di dhe mushka
Se boja i ka dalë,
Fasadës me rrushka !
,