Aksident në Gramsh, lëndohet drejtuesja e mjetit me dy fëmijët e mitur

Leda Hysa

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Gramsh.

Si pasojë janë lënduar lehtë një 35-vjeçare bashkë me dy fëmijët e saj  të mitur.

Njoftimi i plotë:

Në aksin rrugor Elbasan-Gramsh, në fshatin Pishaj Gramsh, mjeti tip “Nisan” me targa ZMH 8809, me drejtuesen shtetasen A. Ç. 35 vjeçe, banues në Gramsh, mjeti ka dalë nga rruga.

Dhe për pasojë është dëmtuar lehtë vetë drejtuesja e mjetit dhe dy fëmijët e saj të mitur , shtetasit, E.Ç., 13 vjeç, dhe F. Ç., 7 vjeçe, të cilët janë transportuar në Spitalin e Gramshit dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore janë larguar në banesën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *