Çmimet e larta në Rinas, Konkurrenca kërkon ndërhyrjen e Parlamentit

Leda Hysa

 

Komisioni i Konkurrencës i kërkon ndihmë kuvendit që koncesionari i aeroportit të Rinasit të ulë tarifat që u vendos linjave ajrore.

Shqipëria ka çmimin më të lartë të biletave të fluturimit në rajon dhe Europë, ku shkak kryesor janë kostot 2 deri në 3 herë më të larta që firma që operon në aeroportin e Tiranës u vendos kompanive të fluturimit.

“Komisioni i Konkurrencës vendosi t’i kërkojë Komisionit të Ekonomisë dhe Financave dhe Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, mbështetjen Tuaj për të bërë të mundur zbatimin e rekomandimeve të këtij Vendimi.”

Në vendimet e tij të cilat datojnë që nga viti 2014, Autoriteti i Konkurrencës kërkon që tarifat e larta të shërbimeve aeroportuale të ndryshojnë njëherë në 3 vjet, siç sanksionohet dhe në kontratën që ka koncesionari i Rinasit me shtetin dhe po ashtu të orientohen drejt kostos së tyre duke mbrojtur konsumatorin, shkruan klan. Detyrë kjo që duhet ta kishte bërë Autoriteti i Aviacionit Civil.

“Për shkak të pozicionit të kompanisë koncensionari si i vetmi ofrues i shërbimeve ndërkombëtare të transportit të pasagjerëve, Operatori Shtetëror i Autorizuar të hartojë dhe aprovojë një metodologji/rregullore për vendosjen e tarifave të aeroportit, si edhe tarifat të jenë të orientuara drejt kostos.”

25% të vlerës në çmimin e një bilete e mbajnë tarifat e larta që Tirana Airport u vendos kompanive të fluturimit. Nga ana e saj qeveria ka hyrë në fazën e rishikimit ekonomik të kontratës, por sot qytetarët shqiptarë e kanë të vështirë lëvizjen për shkak të çmimit 3 fish më të lartë të biletave krahasuar me aeroportet e tjera të rajonit.

Për të shkuar këto ditë në Romë, Londër, Berlin dhe kryeqytete të tjera Europiane, vlera e një bilete nis nga 250 Euro të shkuar edhe deri në 1400 Euro.

l.h/ dita

Share This Article
7 Comments
  • Kukurrencq,.dukushtrenca.

    Tregu I lire funksionon sh.mire. njerezit nisen per se.mbari

    Nga prishtina e shkupi. Populli shqipetar,.trim dhe

    Heroik merr ate qe meriton nen udheheqjen e partise.

  • Koncesionaret qe kane aeroportin “nene tereza” dhe koncesionaret qe kane portin e durresit, po i masakrojne shqiptaret . Qeveria duhet te nderhyje sa me pare per te prishur keto koncesione, padyshim me studio juridike me pervoje per keto pune dhe jo me ato juriste pa nivel qe kane mbush inst. shteterore
    I zente mallkimi i shqiptareve ata qe kane firmos keto koncesione

  • Konkurenca kerkon nderhyrjen e parlamentit tani qe jane me pushime! E beri detyren e saj.

  • O zoti kryeminister, na ropet per se gjalli, pa arritur ne shqiperi jemi shkoqur. Cmime katastrof , biletat ne qiell. Punojn qorrat dhe han horrat, keshtu ka qen shqiperia me kohe.

    • Te gjitha fluturimet drejt Gjermanise jane cmim monopol pasi te gjitha linjat ajerore drejt Gjermanise jane pjese e Lufthansa group . Lufthansa , Adria , Eurowings , Austrian .
      Autoriteti konkurrences duhet ta shikoj me kujdes kete situate aspak korrekte.
      Perse companite e tjera ajerore nuk fluturojne drejt Gjermanise !?

    • Te gjithe fluturimet drejt Gjermanise jane cmim monopol paso te gjitha linjat ajerore drejt Gjermanise jane pjese e Lufthansa group . Lufthansa , Adria , Eurowings , Austrian .
      Autoriteti konkurrences duhet ta shikoj me kujdes kete situate aspak korrekte.
      Perse companite e tjera ajerore nuk fluturojne drejt Gjermanise !?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *