Një 18-vjeçar është gjetur i pajetë në liqenin e Mingulit në Gjirokastër.
Bëhet e ditur se 18-vjeçari kishte shkuar një ditë më parë për të peshkuar në këtë zonë, por nuk ishte kthyer më në shtëpi, çka ka angazhuar familjarët që të vihen në kërkim.
Trupi i tij i pajetë u gjet fatkeqësisht mëngjesin e sotëm.
Mësohet se trupi i të riut ndodhet në morgun e spitalit të Gjirokastrës, ku do t’i nënshtrohet edhe një ekspertize mjeko-ligjore.
s.a/dita
