Një 44-vjeçar është vendosur në pranga nga Policia e Sarandës, pasi është kapur me 60.8 kg lëndë narkotike kanabis.
I arrestuari është A.Pranga nga Librazhdi, por me banim në Sarandë.
Ai u kap në flagrancë në vendin e quajtur “Qafa e Hanit” duke udhëtuar me mjetin tip “KIA”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike dhe automjeti.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Prodhim, shitje narkotikësh”.
s.a/dita
