Palermo ka refuzuar ofertën e Sampdorias për portierin shqiptar Samir Ujkani. Kjo ka ndodhur pasi trajneri i Palermos, Xhenaro Gatuzo, e vlerëson shqiptarin, edhe pse ai nuk ka luajtur në ndeshjen e parë të Serisë B, barazuar 1-1 në Modena. Kështu Ujkani ka humbur një rast të mirë që të rikthehet në Serinë A, me bluzën e Sampdorias, që po kërkon një portier pas largimit të Romeros te Monako.
