Arsenali përkrah Ozil-in: Ne jemi me të!

Leda Hysa

 

Arsenali ka mbërritur në Singapor për të marrë pjesë në turneun “International Champions Cup”.

Vëmendja kryesore ishte te mesfushori i londinezëve, Mesut Ozil, i cili ditë më parë ishte larguar nga kombëtarja gjermane, shkaku i kritikave të shumta në drejtim të lojtarit sa i përket lojës dhe jetës së tij jashtë futbollit.

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, pas stërvitjes së parë të zhvilluar në shtetin aziatik, foli për largimin e Ozilit nga kombëtarja e “pancerave”.

“Nuk kam çfarë të them për këtë çështje pasi është diçka personale e Mesut-it kundër federatës gjermane.

Por si ekip ne e përkrahim lojtarin, ne do të mundohemi që ai të ndihet mirë, pasi duhet të stërvitet shumë që të japë më të mirën e tij për skuadrën tonë”, ka thënë trajneri spanjoll Emery.

Arsenali në këtë turne do të luajë ndeshje miqësore ndaj Parisit, Atletico Madridit dhe Chelseat.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *