Dhuna duhet trajtuar ndryshe në media

anazapta

Media asht shpërfillëse ndaj rritjes së frikëshme të papunësisë dhe mjaftohet me shifrat në përqindje e të rrejshme të Institutit të Statistikave, ashtu si edhe për tregues të tjerë. Të vjen ndër mend se si 25 vjet ma parë merrnim “çmime ndërkombëtare” për mirëushqimin e popullit (nga ndonjë grup marksist-leninist) kur ishim në kulmin e një vorfnie rraskapitëse. Them media heshtë, sepse asgja tjetër nuk e ka forcën denoncuese të saj, jo se nuk ka përgjegjësi shteti, ai, dihet, asht ma së pari përgjegjës (me gjithë dyshimin nëse egziston shteti i mirëfilltë tek na apo jo). Dhuna nuk kërkon investime që të zhduket. I vetmi investim do të ishte vullneti i mirë për një bashkëjetese të qytetnueme në çdo qelizë të shqnisë, nga familja, tek shteti.

 

SMS në DITA në 06890 73730

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *