Qeveria e Britanisë së Madhe ka njoftuar pasditen e sotme legalizimin e kanabisit për qëllime terapeutike, raporton AFP, shkruan Dita.
Vendimi që u njoftua nga ministri i Brendshëm, Sajid Javid do të hyjë në fuqi këtë vjeshtë dhe do t’i lejojë mjekët specialistë të përshkruajnë në mënyrë ligjore medikamente me prejardhje kanabisin.
“Marrja e kanabisit me recetë mjekësore do të ndikojë pozitivisht në jetën e pacientëve të sëmurë që aktualisht vuajnë në heshtje”, theksoi Javid përmes një mesazhi të publikuar në Twitter.
Në çdo rast, qeveria britanike insiston se ky nuk është hapi i parë për legalizimin e përdorimit rekreativ të tij.
Ministri i Brendshëm britanik kërkoi të enjten e shkuar të rishikohet ligji i lidhur me këtë çështje.
o.j/dita

Degjojeni
https://youtu.be/pCQuECd5mOw
More shqiptare(e kam fjalen per pushtetare dhe politikan) qe jeni kokrra e majmunit qe imitoni cdo gja negative qe gjindet ne bote.Behuni te ndergjegjeshem dhe huazoni te pakten kete lloj bime ta legalizoni.Me disiplin e ligje shteterore.Kjo do ju sjellin rritje te nivelit ekonomik dhe mireqenie qe do ndikoje hapje vende pune,rritje pagash dhe pensione,ardhjen e bizneseve te huaja.si dhe ajo kryesorja,jo te ikin por nuk do pretendojne ikjen nga atdheu.