Fluks turistësh të huaj në Qafë-Thanë

Leda Hysa

Pika doganore e Qafë-Thanës ka pasur një fluks të madh ditëve të fundit nga turistët e huaj që vijnë në Shqipëri për pushime.

Vetëm këtë javë kanë hyrë rreth 29.114 shtetas, shumica e të cilëve kanë qenë shtetas të huaj.

Policia kufitare ka organizuar një plan masash për të përballur fluksin e lëvizjeve në të dyja anët e kufirit.

Pala shqiptare ka hapur 6 sportele, tre në hyrje dhe tre në dalje, ndërsa pala maqedonase punon me 3 sportele. Numri i sporteleve ndryshon në varësi të ngarkesë sidomos gjatë fundjavës, kur fluksi i lëvizjeve dyfishohet.

Sipas të dhënave nga drejtoria e kufirit, i lartë ka qenë edhe numri i qytetarëve që dalin nga territori ynë, të cilët janë kryesisht të huaj që kanë kaluar pushimet në Shqipëri. 24 179 shtetas kanë dalë nga pika kufitare e Qafë-Thanës, gjatë javës së fundit, njofton policia kufitare.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *