Hëna e Përgjakur / Sonte, eklipsi total më i gjatë i gjithë shekullit

Nela
Moon eclipse; composite image made out of 3 different shots

Përshkruhet si një spektakël që nuk e kemi parë asnjëherë deri më sot, ai që do të ndodhë sonte në natën mes 27 dhe 28 korrikut.

Qielli që zakonisht është i errët, do të “ngjyhet” me të kuqe, në atë që astrofilët dhe astronomët thonë se do të jetë eklipsi total më i gjatë i gjithë shekullit.

Në po të njëjtën natë, të quajtur “Hëna e përgjakur”, do të ndodhë dhe një kundërvënie e madhe e Marsit, dhe e gjithë kjo mund të vihet re, gjë që nuk ndodhte qysh prej vitit 2003.

Ngjarja do të zgjasë 1 orë e 43 minuta, kanë shtuar ekspertët.

Ndërsa i gjithë fenomeni, ose më saktë hyrja dhe dalja e Hënës në hijen e Tokës, do të zgjasë 3 orë e 55 minuta.

n.s. / dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *