Kjo është Statuja e Lirisë, duke u ndërtuar në Paris në vitin 1884
Është ndoshta monumenti më i famshëm i botës. I është dhuruar zyrtarisht SHBA-ve nga populli francez, me rastin e 100-vjetorit të Revolucionit që solli çlirimin e kolonive nga Britania e Madhe. Me kalimin e viteteve ajo mori një simbolikë tjetër, atë të lirisë e të demokracisë në botë. Ajo u kthye në një pararojë të ”botës demokratike”.
Statuja gjendet në ishullin Liberty Island në Portin e New York-ut dhe tregon zoten romake e lirisë, Libertas.
Vendimi për ta ndërtuar atë u mor më 1876, 100 vjet pas revulucionit Amerikan. Mirëpo për shkak të mungesës së fondeve dhe vështirësisë së realizimit të një vepre kaq gjigante, Statuja u ”ngrit në këmbë” në ishullin e saj vetëm 10 vjet më vonë, më 28 tetor 1886.
“Statuja e Lirisë” është e lartë 46,5 m, të cilës i duhet shtuar edhe 46,9 m lartësinë e bazës.
Autor i skulpturës është Frederik August Bartoldi, i ndihmuar nga inxhinieri Gustav Eiffel, autor i Kullës së famshme të Parisit.
n.s. / dita


Statuja e lirise NUK NUK NUK NUK NUK eshte monumenti me I fameshem ne bote.
“Statuja gjendet në ishullin Liberty Island në Portin e New York-ut dhe tregon zoten romake e lirisë, Libertas.”
Zonjen Libertas
Te fala zotes…
Te fala Sateme