MBI STATUSIN E FESË NË KUSHTETUTË

redaktor

Një ditë të bukur Ligji themeltar duhet medoemos të rishqyrtohet me kujdesin maksimal. Është logjika e hekurt e jetës që obligon. Ekipi i ri qeveritar, me moshë e ide të reja, që po nis punën këtë vjeshtë, ka shumë ç`të sanksionojë më saktë e më drejtë në Kushtetutën tone, tanimë 15 vjeçare. Asaj i kanë dalë në pah disa konvencionalitete e ambiguitete paradoksale, nëpër vite është vënë dorë dhe arbitrarisht e për koniuktura klienteliste e nepotike, janë dhënë sinjale alarmante.

1.Le të kujtojmë se e majta në pushtet është përfaqësuesja e masës më të gjerë të popullit, e rrënjëve dhe trungut, asaj që i vë shpatullat, djersën e gjakun e saj historisë dhe mbajtjes gjallë të jetës shoqërore; ajo është përfaqësuesja e sovranitetit më të gjerë e real; kështu që dhe ekipi i ri politik, natyrshëm, edhe  mandatin e ka më obligues prejj sovranit. Qeverisjen e djathtë, që na la shëndenë, e prekëm dhe e përjetuam si një ekip titullarësh të kompromentuar e të kompromentueshëm, nepotikë, me personalitet e dinjitet të telendisurr, me pushtetin si mjet “o mete, për vete” dhe jo si qëllim për të qeverisur e zhvilluar vendin.

Ndryshe nga e djathta politike që e shihte bazën nga “qilimi fluturues”, të majtët janë pjesë integrale e rrënjëve dhe trungut të jetës, Me të tilla atribute njerëzore, e majta politike është, natyrshëm më e përgjegjshme e më obliguese. Ekipi i ri duhe të ketë tjetër bylmet. Janë ngjallur shpresa të mëdha se ekipi i ri do t`i thotë vetes “Dallëndyshe, ktheje ndryshe”, do  të bëhet oponencë e vetes, pa i dhënë shkas zhurmës së kësaj opozite të diskretituar, që e ka në gjak të bëj edhe zhurmë për asgjë; ajo nisi ta paragjykojë atë si “rrezik kombëtar” që në djep, në fakt, po aludon për mazhorancën defektin e vesin e sjelljes së vet për tetë vjet! Nuk më shkon mendja për ndonjë injorim apo nënvlerësim të së “djathtës”, por përgjithësisht është vërtetuar se çdo e “djathtë”, edhe kur paraqiet e saktë e kombëtare, vazhdon ta ketë të theksuar refleksin e synimin për pushtet pas betejës, sikur vetëm ajo ka ditur të drejtëjë turmën, ndërsa kënaqet me gjendjen e cfilitur të vendit. Qeverisja e re nuk është se do t`i gjëjë fundin të mirës, po ajo duhet, të paktën, medoemos të kthehet nga e mira dhe ta synojë çdo ditë; ta sanksionojë të arthmen në Kushtetutë, të veprojë edhe sipas parimit të presidentit Wilson ndaj këshilltarëve: “Më thoni ç`është më e mira, ta vëmë në jetë”.                                                                                                                          Konstitucionalistë e juristë të tjerë, po dhe qytetarë e intelektualë të çdo fushe, kanë bërë e po bëjnë mjaft sugjerime konstruktive; e kemi përvojën kombëtare e potencialet intelektuale optimale, janë të pranishme edhe përvojat botërore të demokracisë moderne për ta bërë Kushtetutën tone një model e me fjalën e fundit të shkencës juridike e në nivelin e demokracisë moderne. Ekipit të ri qeverisës do t`i bënte shumë mirë që sugjerimet qytetare të  medias, t`i evidentonte me skurpulozitet, t`i trajtonte seriozisht, duke organizuar dhe debat publik problemor, kuptohet, duke nisur jo nga kjo çështje që kemi në fokusin e këtij shkrimi (se dhe fjala “zot”, nis me një nga gërmat e fundit të alfabetit), por nga shumë pika të tjera më madhore e më me peshë, se feja nuk përbën palcën e jetës shoqërore, paçka se është përpjekur ta rrethojë e mbërthejë jetën deri në  palcë. Kushtetuta ka vlera dhe rol shumë më të madh e cilësor në jetën shoqërore e prosperitetin e vendit, nga ç`kanë pasë në të kaluarën Bibla e Kurani, prandaj dhe serioziteti e kujdesi për të, për garantimin e pavarësisë së pushteteve e standarteve të tjera, është imperativ, kusht sin ecua non i asaj të arthmjeje rilindëse. Nën çdo qeverisje, asnjë vend e popull nuk duhet të pësojë fatin e një femre, që bie në duart e një xhahil-katilit, i cili e shtrydh, e përdredh, derisa  i merr jetën dhe e vret!

 

2. Besimeve të lashta i duhet sanksionuar statusi adekuat. Statusi i fesë, faltoreve dhe bashkësive fetare në demokracinë moderne, që e kemi për objekt të këtij shkrimi, nuk është nga çëshjet parësore të jetës sonë politike-shoqërore, po jo dhe e tillë që të lihet jashtë vëmendjes. Mandej, në se për aspekte të tjera themelore kushtetuese, është tërhequr vëmendja, feve dhe tufës së zotave iluzorë, i druhen t`i “lëndojnë”, i mbajnë si për temë tabu, janë lënë ashtu si e kanë formuluar tradicionalisht statusin e tyre, vullnetet politike zyrtare, në mos edhe me lëshime e glorifikimet më marramendëse. A ka argument e motive për të vënë dorë në këtë traditë negative?

Më thotë mendja se një status sa më adekuat për këtë dukuri shoqërore, mjaft të ndieshme, shpesh problematike dhe në epiqendër të polemikave shekullore e aktuale, vëndore, rajonale e globale, do të ishte një model, do të jepte  një mesazh vërtet demokratik e illuminist. Jemi nga kombet e pakët  me një imazh të kthjellët, të pa çoroditur në mjegullat e dogmave fetare, me tolerance ndër-fetare shembullore dhe për këtë temë mund të flasim më saktë e më serbes.

Nuk është fare fjala këtu të nxjerrim brirët e ateizmit, por të shtjellojmë çështjen e statusit politik- juridik të bashkësive fetare në frymën e arritjeve më të mira të njerëzimit, me respektimin e arsyes dhe të rolit të fuqishëm të rrezatimit illuminist të shtetit demokratik në shekullin 21. Kjo do të thotë që ai duhet të ketë disa kushte, të mbaj për bazë e të udhëhiqet nga disa parime themelore si:

së pari, të mos e përligj, të paktën të mos e sanksionojë me gjuhën e politikës e të jurisprudencës, pretendimet e feve si vërtet  “qiellore”, “hyjnore”, “të shenjta”, por të qaset ndaj tyre si ndaj bashkësish ithtarësh që kanë futur në shpirtin dhe jetën e tyre disa dogma, të cilat, siç duket qartazi,edhe kanë ndryshuar, edhe janë braktisur e vazhdon të braktisen fare. Pretendimet mbeten fasada dhe çështje të brendshme të këtyre bashkësive, shtetit i takon të respektojë me rigorozitet laicitetin e vet. Të përdorurit nga shtetarët e të njëjtave konsiderata e gjuhë që kanë bashkësitë fetare për veten e tyre, kjo është dorëzim zyrtar para të “Plotfuqishmit” (që prej shekujsh e nën peshën e kërcënimeve, vetëm adhurim kërkon) dhe përbën një remineshencë të theksuar të ish-teokracisë.

Së dyti, demokracisë i duhet t`i konsiderojë besimet si dukuri tranzitore, qoftë kjo edhe një epokë disashekullore, të mos familjarizohet me pretendimin sikur ato një ditë nuk do të pastrohen nga shpirti dhe jeta e pjesës besimtare.

Së treti, shteti të mos shfaqet sikur ka bërë “paqe të përjetshme” me këto bashkësi, por të ndihet më shumë i obliguar për të mbatur ndezur edhe prozhektorët iluministë, se tanimë është bërë e qartë si drita e diellit se as një “vreshtë nuk është bërë me lutje e urrata, poveç me shata e lopata”. Demokracia moderne, nuk mund t`i përqafoj shkencën dhe fenë njëlloj,aq më pak këtë të dytën, me tërë këtë dashuri përgjëruese, siç po e përjetojmë faktikisht! Shkenca e uli njeriun këmbë-kryq në Hënë dhe po synon Marsin; Ç`duhet të bëj tjetër e më tepër ajo, që politika të kthjellohet?

Së katërti, Dogmat dhe bashkësitë fetare, të mos i trajtojë në mënyrë tepër të veçantë, më me merrak se ujët e pakët apo djalin e vetëm e t`i koracojë ato deri në “lule mos më prek”, por të jenë edhe ato në rangun e të gjitha shoqatave e bashkësive të shoqërisë civile të organizuar etj.                                                                                                          Po të respektohen këto parime e kritere, që nuk janë ndonjë filozofi e madhe, do të delej kollaj edhe nga bataku i përcaktuar në idenë emblematike të të ndierit Sabri Godo se: “Në Shqipëri, nga monizmi në tranzicion, u kalua nga njeri ekstrem në tjetrin, nga mohimi me dhunë i gjithçkaje që lidhej me besimin, në servilizëm banal të shtetit ndaj fesë”. Këtij konstatimi real, nuk ia kanë vënë fare veshin, as e majta, që e finalizoi Kushtetutën gjatë mandatit të saj (1998), as e djathta, që në frymën e asaj kushtetute, s`e hoqi zotin nga goja, këndoi Te Deum sa iu ngjyr zëri, sipas pentagramit të dëshiruar dhe shkopit të dirigjentit të majtë!

 

3. Po të shohim retrospektivisht, ato dy qëndrime të skajshme, janë shprehur qartë në dy kushtetutat e vendit, të 1976-s dhe 1998-s, ku, në të parën u sanksionua si kryefjalë Ateizmi, në të dytën u rivendos zoti “në krye të vendit”e kryefjalë u bë Feja. Ajo u shoqërua dhe me privilegje marramendëse u restaurua, iu kthyen ajo gjendje, pozitë dhe rol tradicional, që ka trashëguar denbabaden.

Në Platformën elektorale të PS-së (1996), ende në opozitë, deklarohej se “Socialistët angazhohen t`u garantojnë besimtarëve dhe ateistëve hapësira demokratike, respektimin e bindjeve të tyre”,- gjë që tingëllon, pak a shumë, normale dhe demokratike. Edhe në Nenin 44 të Projekt-kushtetutës, thuhej: “Shtetasve u garantohet liria e ndërgjegjes. Ata kanë të drejtë të besojnë në një fe, ose të mos besojnë, të predikojnë fenë, ose të bëjnë propagandë ateiste”. Kështu ngjante mirë dhe mjaftueshëm. Feja dhe ateizmi u konceptuan si dy elemente të ndërgjegjes njerëzore dhe të barabarta. Por “mrekullia” e metamorfozave kish ndodhur në proces kur ajo doli e miratuar (nëntor 1998). Me nenet 10, 24, 137 (f. 6,10, 47), ajo angazhohet në mënyrë kaq të detajuar për raportet Shtet-Faltore, ka në to remineshenca mesjetare, hapësira të tepruara e pozita të privilegjuara, sa të duket sikur ke të bësh me ndonjë rregullore bashkësish fetare; me defekte e shkelje parimore që nuk i kishte as Statuti i Mbretësisë Shqiptare (1929). Deformimi skandaloz na doli që në faqen e parë të Preambolës, me shprehjen: “Ne, populli  Shqipërisë…me besim te Zoti dhe vlera të tjera universale”.

Bashkësitë fetare deklarohen “person juridik”,janë në listën e atyre subjekteve, që kanë të dretë të vënë në lëvizje edhe Gjykatën Kushtetuese dhe mjaft reveranca e përparësi të shkruara, pa përfshirë ato të pashkruarat. Me ç`marifet e Deus ex machina, u bë kthesa 180 gradë? Ku e gjetën deputetët këtë frymëzim “të shenjtë”, që t`i mveshin mbarë popullit “të besuarit tek Zoti” dhe ta rendisin “të besuarit”  të parin në grupin “e vlerave universale”? Për “zotin” e cilës fe e kanë fjalën baballarët e kombit? Për pjesën tjetër të popullit, si duket, atë frazë e kanë lënë ta lexojë me fjalët “Ne ateistët e Shqipërisë, me bindje të patundur në Universin si “shkak i vetvetes”, krijues e në zhvillim, i përgjërohemi mëmës-Natyrë me dashuri të pakufishme, i marrim asaj pa rreshtur, po dhe e ruajmë Mëmën si dritën e syrit?” Me atë gjuhë e frazë të librave fetare dhe predikimeve klerikale, ajo kushtetutë, u bë e denjë për shtet teokratik mesjetar, e destinuar vetëm  për një pjesë të kufizuar që dëshirojnë ta lexojnë e dëgjojnë! Një shtet ku feja vazhdon të trajtohet si “lule mos më prek” dhe krijon opinion shoqëror sikur ateizmi s`ka “të drejtë qytetarie”, kot që quhet demokratik. Në turbullirat e mjergullës fetare, edhe politikave s`u ndahen turbullirat! Atë që gatoi e Majta me duart e veta në Kushtetutë, e shijoi e Djathta dhe e amplifikoi si i erdhi përmbarë, me zyrtarizim, instrumentalizim e amplifikim të papërmbajtur të fesë! Ekipi i ri qeverisës, me shpirt kritik e manierë reflektimi, ka ç`të ndryshojë në parim.                                                                                                                                                      Që nga Statuti Organik i prillit 1914, na vjen ideja “Shqipëria nuk ka fe zyrtare”. Një frymë shumë më laike sesa këto politikat e demokracisë së djathtë ofronte edhe Statuti Themeltar i Mbretërisë. Në të thuhej “Shteti Shqiptar nuk ka fe zyrtare…Feja nuk mund të formojë pengesa juridike në as një mënyrë. Fetë dhe besimet kurrsesi nuk mund të përdoren për qëllime politike”. Këto përcaktime me tre mohueset “nuk”, janë zhveshje e fesë nga ato tre atribute që ajo i ka pasur në shekujt e mëparshëm, janë abrogim ligjor-kushtetues i atij statusi politikisht të privilegjuar që ajo e kish gëzuar për hatër të një zoti inekzistent, për emrin  dhe madhështinë e tij!

(VIJON)  

Share This Article
19 Comments
  • Ky eshte kulmi. Te jape mendime per fene, nje person ateist, mbajtes i titullit profesor me librat kunder fese dhe sidomos kunder klerit katolik ? ! Kjo eshte e pabesueshme. Si nuk e vret ndergjegja kete njeri qe merret akoma me punet e fese, duke qene persekutori i saj. Kujt i hyjne ne pune mendimet e profesorit per problemet e fese. Lexojeni çfare shkruan. Jeton me trup ne demokraci, por shpirti i ka ngele ne komunizem. Ne fund te shkrimit do te kete nje perfundim. E ky do te jete: Le te mbyllen edhe nje here xhamijat dhe kishat.

  • Drejt e keni profesor! Preambula e kësaj kushtetute është peshqesh që na la i ndjeri Godo, së bashku me revolucionarin e majtë demokratikas Arben Aktorleshi Imami. Një peshqesh që për mua personalisht (por mendoj edhe për të gjithë ateistët, që në Shqipëri janë shumicë) është si ajo pakoja që shpërthen sapo e hap. Nisur nga çasti historik kur u propozua kjo kushtetutë, u rreshtova në grupin e personave që e ka votuar pro, ndonëse isha i ndërgjegjshëm për dhunimin që ajo i bënte të drejtës time të besimit se ZOTI NUK EKZISTON. Sot, në një kontekst të ndryshëm politik dhe shoqëror, madje edhe gjeopolitik, kuvendit i del detyrë ta ndryshojë këtë preambulë, ashtu si edhe disa nene të tjera të rëndësishme, në mënyrë që ajo kushtetutë të jetë e të gjithëve dhe askush të mos ndihet i diskriminuar nga dispozitat a saj. Duke qenë se është një kostum që i rri mirë vetëm besimtarëve në Zot (nuk e kuptoj dhe unë se besimtarëve e cilit zot, përderisa religjionet që janë shumë gjithmonë kanë thënë se kanë të gjithë një Zot, por në emër të atij Zoti kanë vrarë njëri-tjetrin dhe vazhdojë të jenë gati ta vrasin sërish, në rastin më të parë), preambula e kësaj kushtetute ka frymë të mirëfilltë aparteidi, ndaj duhet rregulluar sa më parë. Zotin le ta mbajnë e le ta venerojnë grupimet shoqërore që quhen bashkësi fetare, ndërsa neve të tjerëve, që jemi shumicë, nuk na intereson dhe duam të mos ia dëgjojmë emrin kurrkund.

  • Po boto komentin se ju botoni nga me te shemtuarat e jo te tilla si ai i imi!
    Keta lloj derrash kete berllok fjalesh duan!

  • Per sa i takon statusit te feve duhet ti referohemi fort statutit mbreteror te vitit 1928. pjeste per fene jane te apliikueshme 100 edhe sot pse mos ti rikthehemi

  • O Hulusi
    Po ki pak respekt per punen ateiste qe bere, qe te mbajtur me buke familjen dhe tani ne pension.
    Mos bej hasha se te vret Zoti qe i ke shkruar aq keq per tere ato vite dhe ke mbushur tere ato faqe!

    • Ku e gjen te drejten ti,more ushtar i perulur i Janullatosit,qe te perfaqsosh ortodoksine permetare shqiptare,apo ta quajsh te gjithe Permetin ortodoks?! Po shqiptaret e tjere kujt ja le? Ne se je vertet shqiptar (qe s`me besohet),patsh faqen e zeze !

      • Pena,
        Ruaj gjakftohtesine se emrin tim e ve vete si te me doje qejfi. Nuk perfaqesoj ortodoksine permetare sikurse edhe ti nuk pefaqeson penen.
        Dhe meqe me mend e krimbur qe ke je kunder Janullatosit, Me mire te jesh i Janullatosit se sa si puna jote.
        Se harrova te them se nuk jam ushtar, por gjeneral!!!!! Dhe hajde me puth ne ate vendin qe e di vete!!

  • PROFESORI HULUSI I ENVER HOXHES

    ka sjelle ne DITA nje teme kaq te harruar nga shoqeria e sotme saqe mund t’i sherbeje si ushqim shpirteror vetem fanatikeve enveriste te Kohes se Qepes. Ne kete shkrim te gjate me fillozofi dallkauke te huazuar nga Partia e Punes HULUSIU i Enverit kerkon ndryshimin e Kushtetutes per ta shpallur Shqypnine si shtetin e vetem ateist ne Bote. Me falni pas Korese se Veriut ku feja dhe besimi tek Zoti eshte ndaluar me ligj. Ku te besojne atehere shqyptaret? Ne kushtet qe Partia e Punes dhe DIELLI ndricues Enver Hoxha nuk jane me? Sipas HULUSI te Enverit nuk duhet t’i besojme te djathtes komuniste te Sali Berishes, por te majtes po komuniste te Edi Rames dhe Ilir Metes. Se Sali Djathtisti na qenka nje burre i lig dhe Edi Majtisti na qenka nje djale i mire. Po Ilir Meta Ryshfetciu? Qe nga DJATHTIST kaloi ne MAJTIST fet e fet? Si i behet me Ilir Floririn ose Ilir Tefterin qe ja zbathi breket videoja e Dritan Priftit? Po per takesn PROGRESIVE te Edi Rames qe do te sheronte ekonomine e falimentuar si do t’ja beje Edi MAJTISTI? Po per ZERIMET enveriste te taksave dhe tatimeve si do t’ja beje e MAJTA shqyptare, pasi premtoi me buje para zgjedhjeve? Po per shendetesine dhe arsimin falas ku ka shkuar puna e te MAJTES? Se nuk po i degjojme me. Te gjithe heshtin se gropa e ZEZE financiare qe ka hapur Saliu me Boden i ka frikesuar shume fituesit dhe aktualisht jane duke u vertitur si pordha neper breket per te gjetur shpetimin. Dhe shpetimi nuk vjen duke ndryshuar Kushtetuten dhe duke kthyer Kohen e Qepes ateiste te Enver Hoxhes me diktaturen e tij te urryer, por me besimin e palekundur tek Zoti ne Qiell nga besimtaret e devotshem te tij. Bota e Civilizuar e ka treguar se pa besim tek Zoti asnje vend nuk mund te ece perpara dhe Kishat dhe Xhamijat e ndertuara prej tyre jane krenaria kombetare dhe mbrohen nga shteti.

  • Ore Nastro, po goxha palle qenke ne arsyetim!
    Lere Huluaiun ti qe ka punuar me Enverin, po shiko argumentin o pall!
    Ckusur kemi ne ateistet te degjojme hoxhe injorantin kur pellet arabisht ne maje te minares?
    Ne cilin shtet jo komunist te Evropes ne te cilen jemi ne rruge per tu bere pjestar , degjon ti te pallurat e hoxhes?
    Ketu pergjigju o pall dhe mos u merr me Hulusiun se per ate pune sali-haleja ka qene me afer Enverit.

    • Pse duhet te degjojme liturgjine ne gjuhen greke ne kishat orthodokse? Katoliket predikojne ne shqip.
      Por mbi te gjitha shteti vete quhet laik, d.m.th., nuk i perket asnje feje.Ne ameriken sekulariste shteti eshte kategorikisht i ndare nga punet e fese, pikerisht sepse atje emigrimet e shumta sollen popullata me besime te ndryshme.Dhe eterit e kombit me demokratik te botes si Tomas Xheferson, Benjamin Franklin, etj e sanksionuan ne kushtetuten amerikane sekularizmin.E njejta gje duhet edhe ne Shqiperi, ku feja me shume pengon se sa ndihmon ne punet e shtetit.

  • Z. Hako ne artikullin e tij nxjerr ne pah idete e tij atesite, duke shpresuar se e majta do te ndryshoje Shqiperine dhe thote edhe nje fjale te urte,..por po te ishte me realist do te kujtonte fjalen tjeter te urte;”Selanik e tatepjete, sic ka qene do te jete”,…, utopike ne kete drejtim idete e z. Hako, ..shikoni njehere z. Hako sa deputete biznesmene ka ne partine tuaj…,
    Me poshte jep edhe dy ide me te cilat do te donte te ndryshonte Kushtetuten, e para heqja e fjales “Zot” nga preambula,…por sic e dini preambula flet edhe per “vlera” te tjera, pra nuk ka ndonje rrezi nga “teokratia” ketu…
    Ideja e dyte eshte heqja e statusit te “personit juridik”, e percaktuar kjo me marreveshje te shtetit me komunitetet fetare te Shqiperise…, dhe kerkon uljen e te drejtave te tyre, “iluminizmin” e shtetit,…, z. Hako me mire te kishit dale hapur me librin tuaj “Akuzojme fene”, do te kishte qene me e sinqerte, ose te kerkonit nje 1967 te re, ..ky eshte edhe qellimi juaj besoj kur flisni per pakesim te rolit te fese nepermjet presionit iluminist te shtetit…
    Por, ju beni gabimin e rende ne kete rast z. Hako, pasi dilni kunder Evropes, e cila ne te gjitha konventat dhe marreveshjet nderkombetare, kerkon te kunderten e asaj qe pretendoni juve,..keto marreveshje, pervec statusit dinjitoz te bashkesive fetare, kerkojne kthim 100% te te gjitha pasurive dhe pronave te konfiskuara dhe jo te veprohet si ne rastin e Kishes se te Tereshenjtes ne Permet, ku zaptohen dhe perdhosen sendet e SHENJTA.
    Evropa ka nje status te vecante ndaj vendit te SHENJTE, dhe kjo duhet zbatuar nga te gjithe qeverite ne Shqiperi, qofshin te majta apo te djathta..gjithsesi ju nu e kutponi dot kete fjale, nuk eshte faji juaj,…por viti 1967, nuk ka per t`u kthyer ndonjehere z. Hako, ne ato permasa sic ndodhi ne ate kohe,…Persa i takon sjelljes se politikaneve ndaj fese, kjo eshte ceshtje e tyre personale,…
    Edhe nje here z. Hako, komunizmi na la shendene, nese ju jeni i vetedijshem per kete atehere “Akuzojeni fene” sa here te doni., por mos u futni ne ceshtjet e rregullimit kushtetues, sepse Evropa nuk eshte me as ne revolucionin francez dhe as ate socialist ne Rusi,…, liria e mendimit eshte baze e ketij shteti te ri z. Hako, por ora juaj ka mbetur ne 1967…
    Nese pranoni juajalitet mendimi, ju pershendes!
    ilia

  • Ti mor z.ilia nuk di te bësh gje tjeter pos perdorimit te termave komunist,antikomunist,ateist njelloj si saliu! Po ateiste kane qene dhe filozofet me te medhenj të botes mor ilia? A nuk thoshte volteri i madh per prifterinjte “shtypini gjarprinjte”! A nuk thoshte niçja gjera dhe me te zeza per ta? A nuk thoshte naimi i madh/prifterinj e hoxhallare/djalli ka per t’u marrë/se shqiperisë po i bëni varrë? Meruni me priftlleqet tuaja se s’kemi ndermend t’ju pengojme ashtu siç kerkojmé të mos na çani trapin sepse nuk besojme. Sa për dijeni prof. Hakon e njoh per burre zotni dhe jo si thoni ju. Nuk ju drejtohem me zotni pikerisht sepse nuk shoh asgjé prej zotnie ne ato qe thoni dhe indirekt na kërkoni qe te futemi nen rrason e prifterinjve tuaj, te cilët sa per dijeni nuk i konsideroj perfaqesues te zotit por te janullatosit!

  • Ti mor i dashuri i priftërinjve(shume prej tyre homo)ilia nuk di te bësh gje tjeter pos perdorimit te termave komunist,antikomunist,ateist njelloj si saliu! Po ateiste kane qene dhe filozofet me te medhenj të botes mor ilia? A nuk thoshte volteri i madh per prifterinjte “shtypini gjarprinjte”! A nuk thoshte niçja gjera dhe me te zeza per ta? A nuk thoshte naimi i madh/prifterinj e hoxhallare/djalli ka per t’u marrë/se shqiperisë po i bëni varrë? Meruni me priftlleqet tuaja se s’kemi ndermend t’ju pengojme ashtu siç kerkojmé të mos na çani trapin sepse nuk besojme. Sa për dijeni prof. Hakon e njoh per burre zotni dhe jo si thoni ju. Nuk ju drejtohem me zotni pikerisht sepse nuk shoh asgjé prej zotnie ne ato qe thoni dhe indirekt na kërkoni qe te futemi nen rrason e prifterinjve tuaj, te cilët sa per dijeni nuk i konsideroj perfaqesues te zotit por te janullatosit!

  • Mbi terorine e Nices, u ngrit edhe ideologjia naziste,..mbi teorine e Volterit plasi revolucioni 1 1789, qe lau Francen ne gjak…,
    Mund te jete z. Hako burre i nderuar, mendimet qe japim nuk ja heqin “nderin”…, por nuk mund te futesh dhe t`i trajtosh komunitetet fetare ne nje nivel inferior, sic perpiqet Hulisiu, te beje,..kjo eshte thjesht “shkelje e te drejtave te njeriut”, …por hulusiu nuk heq dore nga “akuza ndaj fese” dhe pse po del kunder cdo lloj konvente e marreveshjeje nderkombetare..
    Je i qarte “kuqezi”

  • Feja eshte e shqiptareve dhe u sherben atyre sakohe eshte e ndare nga politika. Perçarjen fetare nuk e sjelle feja, ciladoqofte ajo nese eshte vertete besim tek zoti, por jo tek politikanet e dites qofshin islamike apo te krishtere.
    Ne bashkesite fetare shqiptare nuk behet fe por politike antikombetare, kunder shqiptareve.
    Dhe as pritet te ndodh ndryshe sa kohe do kemi prifterinj greke (nese vertete jane te tilll??) ne krye te kishes shqiptare autoqefale (gjoja) ortodokse, prifterinj injorante te shitur per tri euro ose imami antishqiptar si ai i Prizrenit qe i bie ndesh thirrjes rilindase “Feja e shqiptarit eshte shqiptaria”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *