“Teatri”, Balla: Meta doli kundër vullnetit të artistëve

Ornela

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar për kthimin e ligjit të Teatrit nga ana e Presidentit Ilir Meta.

Në një status në Facebook, ai shkruan se Kreu i Shtetit vendosi kundër vullnetit të artistëve duke mbajtur anën e opozitës.

“Sot, Presidenti zgjodhi të mbajë gjallë farsën e opozitës me teatrin. Të po të njëjtëve individë që protestonin kundër parkut të lodrave, kundër bulevardit të ri, kundër Rilindjes Urbane në çdo qytet të Shqipërisë,” shkruan Balla.

Statusi i plotë

Në 21 janar 2011, Lulzim Basha Ministër i Brendshëm dhe Sali Berisha Kryeministër akuzonin protestusit dhe opozitën për grusht shteti. Sot, 7 vjet më pas, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, që të dy në opozitë, akuzojnë shumicën qeverisëse për grusht shteti. Me një gjuhë që nuk ka asnjë lidhje me aspiratat Europiane të Shqipërisë së vitit 2018, kreu i opozitës kërcënoi sot me ruspa e dinamit sipërmarrësit shqiptarë dhe arkitektët e huaj. E gjithë kjo sjellje pritej, qoftë nga Luli, qoftë nga Mona. I kishim dëgjuar edhe më parë klithmat e tyre të dëshpëruara, si në rastin e parkut të lodrave, si në rastin e stadiumit kombëtar, si në shumë e shumë episode të tjera të opozitës së tyre shterpë.

Fatkeqësisht sot thirrjeve të Lulit e Monës iu përgjigj Presidenti i Republikës. I cili, deri me sot, ka patur një sjellje të admirueshme, duke mos u bërë palë as e politikave të familjes së tij, as e kauzave të partisë së tij.

Sot, Presidenti zgjodhi të mbajë gjallë farsën e opozitës me teatrin. Të po të njëjtëve individë që protestonin kundër parkut të lodrave, kundër bulevardit të ri, kundër Rilindjes Urbane në cdo qytet të Shqipërisë.

Ai që javë më parë i bënte thirrje autoriteteve shtetërore të gjenin gjuhën me artistët sa i takonte projektit të teatrit, sot vendosi kundër vullnetit të artistëve, duke mbështetur kauzën e opozitës.

Shumica parlamentare, në mbështetje të dekretit të Presidentit dhe Kushtetutës, do të rivotojë projektligjin në fjalë menjëherë sapo Parlamenti të rimblidhet në shtator. Për t’i dhënë shqiptarëve dhe artistëve teatër të ri, modern dhe dinjitoz.

o.j/dita

Share This Article
10 Comments
  • Z.Bslla, akoma nuk e kuptoni apo beni
    sikur nuk e kuptoni se Presidenti yne i
    nderuar eshte lidhur si mishi me thoin
    me banden mafioze te Sali Vicidolit.Cdo
    iluzion tjeter eshte mashtrim ndaj shqip-
    tareve.

    • alpfade
      e kuptojne shume mire ,´i nderuar ,
      por s’kan bythe t’ja pasin surratit ,ti tregojne se kush
      eshte ne te vertete meta dhe salih shpellari me banden
      e tij .
      Kta jane ata qe e nderlikojne me shume
      gjendjen e Shqiperise ,sepse i trajtojn kriminelat
      e banden antishqiptare si gjasme Opozite !

      Ne asnji vend te Botes , qeverria paguan pseudoParti

      qe ne realitet jane banda kriminelesh dhe s’kan asnji

      sjellje prej Politikani , por bashkepunojn me cdo te huaj , qe do ti bashkohej shkaterrimit te Shtetit Shqiptare
      etj etj .

      Eshte cmenduri se cfar i lejon vehtes kjo Qeverri ,

      qe vazhdon e paguan bandat Antishqiptare pd -lsi

      per cfar ? – Per te penguar e sabotuar gjithcka qe ka te
      beje me zhvillimin e Shqiperise ne bashkpunim me te huajt ,

      kriminela si basha qe mbasi i zhvati Miljonat
      buxhetit te shtetit ,
      financon Gruppe ne Bote ,qe te mbeshtesin ardhjen e tij ne pushtet !!!!!!!!!!!!!!!

      E kuptpjn shqiptaret se cfar jane kta ?!!!!!!!!!!

      Pra jane kta qeverritaret te tille ,qe kemi dhe nji

      bande antishqiptare ,qe mban Peng zhvillimin e Shqiperise dhe nji jete normale ne shoqerine Shqiptare .

      Nji qeverri e paafte te marri vendimet e duhura ne interes te popullit e vendit te tij ,

      te bllokoj financimin e partive banda , nderkohe qe taxapaguesi shqiptare ,
      qe nuk ka buke ne tavoline per femijet !

      Kjo eshte me shume se nji cmenduri ,
      qe un nuk jam i sigurte mse dikush ne Bote
      mundet ta kuptoje ,se si e cfar e si funxionon
      kjo qeverri .
      Mos te flasim pastaj per presidentin qe vune vet
      gure nen rrotat e qerres se qeverrise .
      Pra eshte Pazesco ,
      e sdi se me cfar llogjike hecin kta qeverritare .

      Prandaj nuk hipen dot mbi shinat e njerezimit ai vend dhe ai popull vuan .sepse qeverrite mbajne njeri-tjetrin

    • Po mire more alphade , po me cfare vote u zgjodh Ilir Meta President ? Ke harruar adrese me dukesh. qetesohu e kthjellohu!!

    • lali
      e ke gabim!!
      këta janë të lidhur”me banden mafioze te Sali Vicidolit”
      meta po kërkon pjesë!diçka më të majme,sepse i është paksuar pas zgjedhjeve të fundit!!
      si e thotë dhe gano në komentin e fundit,deri dje ballë librazhdsi,ishte kundër vullnetit të artistëve!sot po u shqetësoka se po vihet dikush tjetër vullnetit të artistëve “të gjënyer deri dje”!!
      këta nuk duan të ndajnë paratë e kullave me salën dhe metën prandaj u bë kjo gjullurdi!!po ti kishin dhënë dhe atyre pjesën që ju takon sipas marrveshjeve që kanë bërë!?
      do të ishim duke festuar rrethe e qark kullave,me publicitetin e të gjitha partive politike!!

  • Z. “eshte e kote te merresh………Respekte …….I nderar
    zoteri, nje koment brillannt. Une i rashe shume shkurt
    per t’i treguar zotit Balla se “bukes duhet thene buke
    dhe veres, vere” ! Keshtu thuhet ne Bibel qe e perkthyer
    do te thote gjerave i duhet vene emri qe kane. Me “Do
    bejme shtet de more de, si lum Ti popull me zi na ke” !
    nuk behet shteti duke iu lutur bandes mafioze te Sali Be-
    shes,Ilir Floririt dhe kllounit te dy te pareve, Lul Bashici.
    Pa nxjerre para drejtesise shqiptare trunviratin e larper-
    mendur nuk mund te flitet asfare per Reforme ne Drejte-
    si dhe Vettingun. Z. Balla, Ndertimi i shtetit fillon vetem
    atehere kur ky shtet ka shkaterruar nga maja e piramides
    deri ne baze metastazen mafioze,kanceroze. Fatkeqe-
    sisht shqiptaret shikojne disa veprime tuajat jo ne per-
    puthje me interesat e shqiotareve por me interesat tuaja
    politike pragmatiste. Deri me sot ne njerezit e zakonshem
    nuk e kemi kuptuar qe nje anetar i kupoles se mafias,me
    nje te rene “te lapsit” parlamenti e zgjodhi President Re-
    publike ?! Ne,mshqiptaret e zakonshem nuk e “pertypim”
    dot faktin qe nje ambasador fanatik i regjur i nje partie ,
    shkon ambasador ne Gjermani duke i lene vendin ne
    NATO, nje tjeter fanatiku te nje partie. Vazhdojme me tej,
    shqiotaret nuk e kuptojne qendrimin tuaj per shume cesh-
    tje kardinale ku ju ne parlament mbani nje qendrim difen-
    siv,sikur te ishit te zene ne faj,ndersa opozita gjendet gji-
    themone ne sulm. “Mbrojta eshte venitje per nje parti “!
    per te mos perdorur nje term tjeter “funest” . Me perjash-
    tim te disa kokrrave sic jeni Ju zoti Balla,Kryeministri,
    Brace, Ruci, Manja, etj. qe replikojne me guxim ,depute-
    tet e tjere socialiste duken sikur ” flejne gjume” ,ndersa
    opoziten e gjen kurdohere ne sulm . Sigurisht agresiviteti
    i tyre shpjegohet me mungesen e argumentave,vizionit,
    aftesise per te kontribuar ne menyre konstruktive me
    vrejtje e propizime. Kjo mungese con ne ato qendrime,
    per te cilen folem me lart. Deputetet sicialiste dhe PS.
    duhet te ndergjegjesohet se 2 te ahtuquajturat parti kane
    pushuar se qenuri si te tilla dhe jane shndrruar ne 2 banda mafioze ,te lidhura me nje mije fije agjenturiale
    brenda dhe jasht, sic ishte rasti i grupit spiunazh te Rusit
    qe kane bredhur lirshem ne Tirane per vite me radhe dhe
    shteti yne,jo vetem nuk i neutralizoi por,perkundrazi ,me
    sa kuptoj une, ka qende mburoje e kesaj veprimtarie
    spijunazhi te agjentures ruse ne Tirane. Cuditem qe me-
    dias shqiptare i jepen vetem inicialet e emrave te involu-
    kruar ne kete bande agjenturore.
    Se fundi, ma do mendja se me kete koment i kam dhene
    pergjigje edhe zotit apo shokut Fidel Kastro . Respekte
    edhe per juve shoku Fidel. Ah ! Ta dishe Ti, shoku Fidel!

  • Z.Balla!

    Prit prit se nuk keni pa gje akoma.
    Nese,Nishani dekoroi ballistet.Ky me garanci te patundeshme do dekoroi Hamit Matjanin me kompani diversantesh.
    Ky pinjoll presidenti i pa ngopur ne gelltitje te corbes me bllok ne dore do vdesin ne sherbim te opozites krahu i djathte i regresit me ne krye Berishovicin Marshall i UDB-ashit.
    Rilindja u detyrue politikisht,mesa kuptoj une ne propozimin e miratimin e Likes President.Ia kerkonte situata per te arrit rezultatin e miratimit te rreformes.Likja President don te thote percarje e opozites.Ku njera pale(PD) godet e tjetra(LSI) terheq keqas ne cdo moment e perpelitur.Koha pret ekzekutimet qe do sjelli vettingu ku nuk pyet as per president apo marshalle.
    Te vetmit qe presin me padurim(ne fakt durim teper i forte) jemi ne spektatoret e te majtes shqiptare ku nuk mungojne dhe te djathtet e qelbur si intelektuali me shoke nastradin me uk e rrupalla.

  • Rilindja eshte duke shkaterruar duke betonuar dhe ne emer te gjoja “modernes” shkretuan qendren e Durresit dhe gjitheDurresin me beton te dakos.Bene nje sheshe turpi ne Tirane.Mbjellin gjithandej peme dhe i lene te thahen….Kjo eshte Rilindja e Rames dhe Metes qe e zgjedhi…Kjo qe bejne tash eshte vetm nje farse. Teatri MONSTER do te ndertohet ska kush e ndale.

  • Shikojeni fytyren e Tao Taos se ai misheron disa shoke te partise qe kane vendosur partine mbi atdheun. Qy i eshte servilosur cdo kryetari te PS-se ne vite. Shembull se si nje idiot partiak ben karriere deri ne kupolen e PS-se. Te kujton kohen e qepes me Pali Misken e Muho Asllanin..

  • A nuk ishte dhe Veliaj kundër vullnetit të artistëve dy muaj më parë?
    Përse nuk fole ti? Apo dhe ti ishe kundër vullnetit të tyre?
    Sot pasi i bleve je me “vullnetin e tyre”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *