UEFA pasuron Kukësin

Ornela

Kukësi mbetet skuadra e vetme shqiptare e cila po mban lart flamurin e vendit tonë këtë sezon në kupat evropiane dhe ndodhet shumë pranë një arritjeje historike, edhe pse të vështirë në Champions.

Barazimi pa gola në Shkodër kundër Karabakut e ka bërë ekipin verilindor të shtojë ambiciet, e bashkë me të, të përmirësojë dukshëm financat. Pak rëndësi ka se si do të shkojë ndeshja e kthimit ndaj kampionëve të Azerbajxhanit në ditën e parë të Gushtit. Kukësi do të mbijetojë në kupat evropiane edhe nëse e eliminojnë azerët. Formacioni i trajnerit Armando Cungu, që u fut në elitën kontinentale “in extremis” pas rikonfirmimit të dënimit të Skënderbeut, ka fituar 660 mijë euro deri më tani.

Por kjo është vetëm një pjesë, pasi nëse Karabaku eliminon Kukësin, skuadra shqiptare spostohet në Europa League dhe kjo praktikisht i jep edhe 280 mijë euro të tjera minimalisht. Kjo e çon shifrën e përfitimit nga UEFA në gati 1 milion euro.

Bonusi i radhës në lojë është 480 mijë euro, por duke parë forcën e Karabakut në shtëpi, ky duket mision i pamundur. Gjithsesi, nga një llogari e thjeshtë kuptohen përfitimet jo vetëm financiare. Kukësi ka arritur të eksportojë drejt Europës lojtarë cilësorë si Elis Bakaj apo Sindrit Guri.

Kualifikimi në turin e dytë të Ligës së Kampioneve i ka siguruar që tani 940 mijë euro të ardhura klubit të Kukësit. Edhe nëse verilindorët dështojnë në vijim në Champions, por gjithashtu edhe në turin e tretë të Ligës së Europës, e kanë të sigurt bonusin prej 940 mijë eurosh që shpërndan UEFA.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Ka shpresa Kukesi? Ndoshta kerkoni te beni shaka ne keto dite monotone dhe pa aktivitete! Gara per Kukesin mbaroi! Tani te perveshe menget per sezonin e ri!

  • Kur Gjici cuni i derrit, merret me futboll pika i rente UEFA-s qe zgjidh qesen e parave dhe futbollit.

  • Gjici t`i jape lojtareve premion prej 100 mije euro qe u pramtoi ne rast kalimi te turit te pare.Ate te beje.Sepse futbolistet ne Shqiperi jane viktima te kontratave fallco,te mospagesave,derisa perfundojne duke ngrene byreke dhe sufllaqe dhe flejne neper konvikte si lojtaret e Elbasanit,qe i katandisi Lale Qazimi ne konviktore me kohe te pjeseshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *