Putin fton Trump-in në Rusi

Ornela

Presidenti rus Vladimir Putin tha të premten se ka ftuar presidentin amerikan Donald Trump në Moskë dhe se të dy janë të gatshëm për takime të mëtejshme të nivelit të lartë, por se duhet të krijohen kushtet e përshtatshme për mbajtjen e takimit.

Presidentët Trump dhe Putin u takuan në Helsinki javën e kaluar, por Trump u përball me kritika të ashpra në Shtetet e Bashkuara pasi u duk sikur e pranoi pretendimin e Putin se Rusia nuk kishte ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara.

Duke folur para gazetarëve në një takim të vendeve në zhvillim në Afrikën e Jugut, Putin tha se bisedat telefonike mes Moskës dhe Uashingtonit ishin të pamjaftueshme dhe se të dyja palët duhet të takoheshin për të folur për çështje si marrëveshja bërthamore me Iranin dhe konfliktet globale.

Komentet e Putin u bënë pasi Shtëpia e Bardhë u zmbraps nga sugjerimi i Trump se Putini mund të vinte për vizitë në Uashington këtë vjeshtë.

Më pas Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton tha se nuk do të mbahej asnjë takim para se të mbyllej hetimi i posaçëm për bashkëpunimin e mundshëm mes Trump dhe Rusisë, që do të thotë se takimi nuk do të mbahej para vitit 2019.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Mbas kampionatit boterore te futbolit.I takon te bahet ky takim olipik Putin & Trump ose popullorshe Putan & Trap.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *