Stadiumi Agia Sofia është një stadium futbolli në ndërtim e sipër në Nea Filadelfia, në periferinë veriperëndimore të Athinës, Greqi.
Stadiumi po ndërtohet pikërisht në të njëjtin vend ku ishte stadiumi Nikos Goumas i AEK Athens F.C.
Ka qene vetë presidenti i ketij klubi Dimitris Melissanidis, i cili ne vitin 2005 paraqiti nje plan per ndertimin e një stadiumi në zonën e Nikos G, me emrin Hagia Sophia, ku se fundi eshte bere realitet mbas shume vitesh.
Per hir të së vërtetës ndërtesa e stadiumit të Agia Sofjes ka qenë një ëndërr per presidentin por edhe për çdo tifoz AEK për më shumë se një dekadë.
Me kembenguljen e ketij presidenti gjerat jane vene ne në lëvizje dhe puna ndërtimore është duke u zhvilluar.
Si u zhvilluan ngjarjet para nisjes se ndertimit te stadiumit
Prezantimi i parë i stadiumit u zhvillua më 2 tetor 2013 në sallën “Miltos Kountouras” në Shkollën e Mesme të Nea Filadelfia.
Pikerisht ne kete salle eshte prezantuar projekti i ketij stadiumi , i cili do të përmbush kriteret për të patur katër yje në kategoritë e stadiumit UEFA.
Stadiumi do te kete nje kapacitet prej 32,000 – 34,000 shikuesish dhe do të hapen afro 1500-2000 vënde pune gjatë ndërtimit të tij me 250-400 punëtore të përhershme kur të mbarojne punimet.
Stadiumi është projektuar pas Mureve të Konstandinopojës ku ka origjinën klubi dhe do të ngjajë si një kështjellë nga jashtë.
Ne 6 nentor 2013 eshte bere prezantimi i plote i stadiumit në Qendrën Kulturore Onassis në Athinë, ku jane paraqitur informacione teknike rreth stadiumit dhe objektet e tij që u ilustruan në një video 20-minutëshe.
Pas disa ankesave dhe problemeve te tjera u dha leja per planifikim nga Ministria e Mjedisit me 25 korrik 2017.
Kur nisi ndërtimi i stadiumit, punimet deri sot dhe pak histori
Ndërtimi i stadiumit te ri, zyrtar filloi me punimet tokësore më 28 korrik 2017.
U zhvillua në bazat e stadiumit dhe ishin të pranishëm mbi 6.000 tifozë të AEK-ut. Gjate ceremonise te pranishmit, drejtues prej vitesh te Aek FC kane deklaruar se ndërtimi i Agia Sofia ishte një shenjë se vitet e vështira të AEK-ut larg nga Nea Filadelfia kishin mbaruar dhe shkëndija e kthimit të ekipit në lavdi u rindez.
Presidenti i klubit ne kete takim , Dimitris Melissanidis, i cili ishte kryetari i përpjekjeve të AEK-ut përgjatë viteve për të realizuar këtë ëndërr, tha se “muret e Agia Sofia nuk do të bien kurrë më” dhe se sjellja e AEK-ut në shtëpi ishte detyrë ndaj atyre që themeluan AEK 90 vjet më parë.
Punimet po vazhdojne sipas parashikimit me qellim perfundimin ne vitin 2019.
Kristaq Thano
