Piloti britanik i Mercedesit Lewis Hamilton ka fituar “pole position-in” në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Hungarisë, duke lënë pas shokun e skuadrës Valteri Bottas dhe Kimi Raikkonen me Ferrari.
Në vend të katërt u pozicionua Ferrari tjetër me Sebastian Vettel, i cili u duk se e pati mjaft të vështirë në pistën e lagur.
Edhe Red Bulli pati një paraqitje mjaft zhgënjyese. Verstappen u rendit në vendin e shtatë, ndërsa Ricciardo në të dymbëdhjetin.
s.a/dita
