Një 38-vjeçar është plagosur me armë zjarri në qendër të qytetit të Korçës.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës përpara bashkisë së qytetit.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se disa persona për motive banale janë konfliktuar dhe me pas janë përplasur fizikisht, duke u qëlluar me grushta.
Më pas konflikti ka degjeneruar në përdorimin e armëve, duke mbetur i plagosur shtetasi Erjon Hoxhallari, 38 vjeç.
Mësohet se i plagosuri ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Dy autorë të ngjarjes janë arrestuar në vendin e ngjarjes, si dhe është shpallur në kërkim edhe autori i tretë.
Pistat që po hetohen për motivin e plagosjes janë konfliktet e vjetra dhe hakmarrja mes grupeve të përfshira në trafikun e drogës.
s.a/dita
