Në stadiumin “Flamurtari” është zhvilluar një ndeshje e pazakontë futbolli, ku janë përballur të dënuarit e burgut të Fierit dhe të rinjtë e ekipit të Flamurtarit.
Ndeshja miqësore u zhvillua nën masa të rrepta sigurie dhe u mbikqyr nga forca të shumta policore.
Zhvillimi i aktivitetit kishte si synim trajtimin e të dënuarve jo si të privuar nga liria, por si pjesë të shoqërisë.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm krahas drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve Arben Çuko dhe zyrtarëve të tjerë të policisë, edhe familjarë të të dënuarve.
Ndeshja miqësore përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të të dënuarve.
s.a/dita

per respektin e madh, qe kane per te burgosurit, eshte mire te “futen pak brenda” se …dalin edhe si futbolliste te ..mire..
Une e di se i burgosuri denohet dhe i hiqet liria (privim lirie), i hiqen te drejtat se ndryshe s’quhet i burgosur, por qytetar i lire me te drejta si gjithe te tjeret. ….kam shume per te thene, po kujt dhe kush degjon sot. Vetem po me degjoi Trampi se ai flet e vepron si i thote koka.