Afganistan, sulmohet qendra e trajnimit të mamive; 3 viktima

Dita

Dy roje dhe një shofer janë vrarë dhe tetë persona janë plagosur nga një sulm militantësh në një qendër trajnimi të mamive në Afganistan.

Sulmuesit kanë vendosur eksplozivë dhe kanë qëlluar me armë zjarri në qendrën e Xhalalabadit, në provincën Nangarhar.

“Sulmuesit vendosën pajisje eksplozive në rrugë pranë kompleksit”, tha një dëshmitar okular për AFP-në.

Kontrolli u rimor nga forcat afgane të sigurisë pas një përleshjeje me armë që zgjati 6 orë.

Asnjë grup nuk ka marrë ende autorësinë e sulmit, edhe pse disa sulme në këtë krahinë janë kryer kohët e fundit nga militantët e Shtetit Islamik.

Sulmi filloi rreth orës 11:30 në orën lokale dhe përfundoi rreth orës 18:00.

Nuk dihet arsyeja pse qendra e trajnimit të mamive ishte në shënjestër, ndonëse militantët shpesh zgjedhin ndërtesat zyrtare dhe objektet mjekësore për sulmet e tyre.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *