Klubi i Partizanit ka zyrtarizuar sot arritjen e marrëveshjes me sulmuesin shkodran, Rubin Hebaj.
Sulmuesi, i cili në 30 korrik mbush 20 vjeç, do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri futbollistik 2018 – 2019.
Hebaj vjen me formulën e huazimit nga sllovenët e Domzale për një 1 vit dhe Partizani do të ketë të drejtën e blerjes së kartonit në përfundim të sezonit.
Shkodrani, i cili luan në rolin e sulmuesit qendror, ka qenë pjesë e të gjitha ekipeve tona kombëtare, e ndërsa aktualisht është edhe kontigjent i ekipit përfaqësues U-21.
Hebaj do t’i bashkohet skuadrës të dielën më 29 korrik.
s.a/dita
