Juventus ka mundur sot Benfikën në International Champions Cup, pas fitores 2-1 me Bayern Munchen.
Bardhezinjtë u ndalën në barazim 1-1 përballë portugezëve dhe vetëm lotaria e penalltive i dha fitoren.
Të dy golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht ishte Benfica që kaloi në avantazh me anë të Grimaldo (66’) dhe më pas Juventusi barazoi me anë të të riut Clemenza (84’).
Ndeshja e radhës e Juventusit në këtë kompeticion është më 5 gusht, përballë Realit të Madridit.
s.a/dita
