Aeroplani sekret i mbushur plot me para të gatshme për të shpëtuar euron: Kur Greqia digjej e bankat e saj shkriheshin, BE foli ashpër dhe kërcënoi shkurtime… por fshehurazi e përmbyti me 10 miliardë dollarë. Është ky titulli i së përditshmes Daily Mail, ndërsa pasqyron pjese te librit të shkruar nga gazetari i ekonomisë Faisal Islam. Në të zbulohet se prej 2009 deri ne 2011, vlera e monedhave qe qarkulluan ne Greqi u shtua nga 19 ne 40 miliardë euro dhe deri ne veren e 2012 arriti ne 48 miliardë euro e nje pjese e mire e ketyre parave kane mberritur me fluturime sekrete.
Zakonisht ekonomite ne zhvillim kane vlera monetare reale ne qarkullim 4-7% te PBB. Ne 2009 ne Greqi, kjo shume shkonte ne 8.2% e megjithate deri ne 2012 ky numer u rrit ne 24%. Kjo pasi greket nga frika e falimentimit te vendit dhe e daljes nga Eurozona terhiqnin deri ne 2 milionë euro ne dite nga bankat nuk kishte likuiditet as në rrugë e mondhat po mbaronin.
‘Shpeshhere, -shkruan ‘Daily Mail’ – dergoheshin avione ushtarake ne Itali per te terhequr shuma parash,por ato nuk mjaftonin’. Gazeta publikon edhe nje foto te aeroplaneve gjigante Boeing, me shenjen dalluese te transportuesit ndërkombëtar ‘Maersk Star Air’, qe moren pjese ne kete operacion gjigant, te cilin e ka konsideruar si nje revolucion i madh i euros, nen hunden e miliona grekeve.
Ura ajrore ishte vetëm faza e parë e misionit, thotë Islam. Pasi parate vinin ne Athine ato dergoheshin me anije ne shume prej ishujve te medhenj te vendit. Qellimi nuk ishte te ruhej stabiliteti social ,por monedha europiane qe rrezikohej.
I njejti operacion u perdor edhe per dergimin e parave ne Qipro gjate krizes bankare. Në artikull theksohet se qytetaret e vendeve europiane ne krize si Spanja, Portugalia, Greqia, Qipro, Italia dhe Irlanda nuk po e shohin akoma te verteten ne sy, atë që duhet te paguajnë nje çmim per te shpetuar keto vende nga kriza atë të uljes së nivelit te tyre te jeteses.
Tatimpaguesi verior evropian ka zëvendësuar në mënyrë efektive bankierët në borxhet e mbetura që financojnë Greqinë. Testi i parë do të vijë nga Greqia, të cilat së shpejti do të kërkojnë një tjetër paketë shpëtimi e ky do të jetë vetëm fillimi i një procesi ku borxhet publike anembanë eurozonës do të ndahen e një formë e ‘unionit bankar’ do të pasojë.
Në themel të të gjithë kësaj do të jetë një union politik – një super shtet. Avionët që zbarkuan në Larnaka pesë muaj më parë janë një simbol i dukshëm i humbjes së pushtetit kombëtar të nevojshëm për të parandaluar zhvlerësimin e monedhës.
Pas zgjedhjeve të ardhshme gjermane, kjo e vërtetë do të zbulohet dhe më. Një rifillimi i misioneve ajrore të shpëtimit është e mundur; turbulenca është e garantuar. Lidhni rripin e sigurimit tuaj, paralajmëron daily mail në artikullin e botuar.

europa eshte e zene per fyti nga te gjithe lobistet e amerikes dhe keshtu do vazhdohet deri sa europa mos te jete me konkurente me ameriken,pra deri sa ajo te shuhet duke i dhene para gjithe qelbesirave ne bote