Revista muzikore Billboard ka përpiluar një renditje me 100 videot më të mira të 18 viteve të fundit, në fillim të shekullit të ri.
Ajo që ka triumfuar ishte “Bad Romance” e Lady Gaga.
Revista autoritative amerikane shkroi: “Kohët kanë ndryshuar, por videot ende dominojnë kulturën pop”. Botuar në vitin 2009 si kënga e parë nga albumi debutues “Monster Fame”, “Bad Romance” menjëherë filloi ngjitjen me sukses në renditjen botërore dhe përfundoi në vendin e parë në mbi 15 vende dhe u rendit e dyta në Billboard Hot 100 , duke shitur rreth 9.7 milion kopje në vitin 2010.
Me regji nga Francis Laurence (drejtor i “The Hunger Games” dhe “i Am legend”), videoja ka hyrë në histori për veshjet, portretin dhe këngëtaren shpërthyese.
Midis njëqind më të mirave ne ndeshim emra të mëdhenj si Madonna, Boëie, Kendrick Lamar, Taylor Sëift dhe Christina Aguilera.
l.h/ dita
