Një i ri nga Kukësi është sulmuar këtë të dielë në fshatin Kryemadh nga tre bashkëmoshatarë të tij.
Agresorët janë identifikuar si shtetasit me inicialet B.H (24 vjeç), I.H (23 vjeç) dhe Q.H (26 vjeç).
Ndërsa i plagosuri raportohet se është shtetasi me inicialet E.H, 23 vjeç.
Konflikti midis katër bashkëmoshatarëve ka ndodhur në fshatin Kryemadh dhe mësohet se E.H është goditur me sende të forta.
Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital, nga ku bëhet me dije se është mjekuar dhe më pas është larguar për në banesën e tij.
s.a/dita
