Gjysmë balenë, gjysmë delfin. Një specie e tillë është zbuluar nga shkencëtarët në brigjet e ishullit Hauai.
Gjitari, sipas shkencëtarëve, ka lindur nga një nënë e llojit balenë kokë-shalqi dhe me baba një delfin, që i përkasin që të dy një specieje të rrallë që jeton në Oqeanin Paqësor.
Biologu detar Robin Beird, i cili udhëhoqi ekspeditën ku u zbulua specia, e cila u pagëzua “Balfin”, tha se ky është një zbulim i pazakontë.
Balfini është një hibrid i dy specieve të përafërta, edhe pse shkencëtarët thonë se kryqëzimi mes një delfini dhe një balene ndodh dhe mund të nxjerrë një tjetër gjitar që mund të riprodhohet.
o.j/dita

Keto jane rezultatet e programeve te fshehta me genet DNA. Prisni se nuk keni pare gje akoma se cfare po pergatisin ata qe jane ne maje te Piramides se sundimit.