Juventusi e ka gati rinovimin për Miralem Pjanic.
Oferta zyrtare për boshnjakun në klubin torinez nuk kanë ardhur dhe madje nuk duken në horizont propozime të denja nga 100 milionë euro e sipër.
Vetëm kështu drejtuesit bardhezinj, Marotta dhe Paratici, mund të lëkunden.
Pavarësisht kësaj, për t’i dhënë fund torturës që ka të bëjë me ish romanistin, drejtuesit bardhezinj kanë ndërmend që t’ia rrisin edhe më rrogën, duke e vendosur atë në listën pagave pas blerjes më të re Cristiano Ronaldo dhe Paolo Dybala-s (gjithashtu edhe të Gonzalo Higuain, nëse ai nuk largohet).
Për drejtuesit në këtë mënyrë shprehet mirënjohja për një futbollist i cili ka qenë i shkëlqyer në sezonin e fundit.
Por kjo është edhe një mënyrë për t’ia larguar përfundimisht nga koka ndonjë tundim për t’u larguar nga Torino dhe për të heshtur përfundimisht menaxherin e tij Fali Ramadani, që nuk kursehet me kërkesa.
Pjanic është një futbollist që shumë pak klube kanë mundësi që ta blejnë. Kjo për shkak të kostos së tij.
Për më tepër që ai në Torino nuk gjendet keq. Pra nuk ka ndonjë tundim të madh nga boshnjaku për t’u larguar.
Përkundrazi, ardhja e CR7 duket se ka ndikuar tek ai për të qëndruar, pasi këtë herë “Zonja e Vjetër” ka një shans të artë për ta fituar Ligën e Kampioneve.
a.s/dita
