Meta mesazh ngushëllimi për Hajdaragajn: Humbëm mikun e dashur

Leda Hysa

 

Presidenti Ilir Meta iu është bashkuar reagimeve ngushëlluese për ndarjen nga jetë të ish-ministrit të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga. Përmes një mesazhi kreu i shtetit tregon se si e mësoi lajmin e hidhur për mikun e tij, një nga personalitetet e spikatura të PS.

Meta teksa vlerësoi kontributin e Hajdaragat, shtoi se Luani mbetet një nga përkrahësit më të vendosur të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Mesazhi i Metës

Me dhembje të thellë mësova lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të Luan Hajdaragës, mikut të vjetër dhe të dashur, ish-Ministër, ish-deputet dhe një nga personalitetet më në zë të Partisë Socialiste që në fillimet e saj.

Luan Hajdaraga shquhet për kontributin e tij të konsiderueshëm në Partinë Socialiste, në vitet e para të sfidave të saj gjatë fillimeve të demokracisë në Shqipëri por veçanërisht, si Ministër i Mbrojtjes dallohet kontributi i tij gjatë krizës së Kosovës në vitet ‘99 dhe bashkëpunimit me NATO-n dhe aleatët.

Luani mbetet një nga përkrahësit më të vendosur të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe si Ministër i ngarkuar i Punëve të Jashtme ai dha kontributin e tij të rëndësishëm në këtë proces.

Me humbjen e tij opinioni publik shqiptar humbi një nga analistët më në zë dhe objektivë të çështjeve të sigurisë, atyre të politikës së jashtme, por edhe të problemeve sociale për të cilat ai fliste me pasionin e tij të rinisë.

Familja e tij humbi para kohe një bashkëshort e baba të përkushtuar dhe të gjithë ne, një mik të dashur të cilin do ta kujtojmë gjithmonë me dashuri dhe respekt.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • fillimisht ngushellime familjes
    dhe i lehte qofte dheu mbi te !!
    .
    Eshte e vertete se i ndjeri Luan veconte nga te tjeret por nuk ka patur aq merita sa ka rrjeshtuar ky qe eshte gabimisht dhe kriminialisht president.
    .
    Na ka zene frika kur ndodhin te tilla “vaki” se fillon procesioni i ngushellimeve dhe nuk jane pak por rreth 50 subjekte..ku ky buri i Monikes kryeson ne daljet televizive duke ja kaluar dhe mbretit donald lu kur ishte ne shqiperi se tani ka shkuar Kirgiz..stan
    .
    Kishte lezet ne kohen e Xhaxhit ..dilte apo nuk dilte 4-5 here ne vit se atehere Partia e Punes punonin njerzit kurse sot jemi ne partine e S.umesales dhe Munikes.

    Kerkoj falje per kete koment jo te pershtashem por me zi se vdekja e te ndjerit Luan eshte dalja e ketyre qe kane kalura Metamorfoze pra jane kthyer nga Njerez ne perbindesha politike ma zi se Sala i tij

  • Luan Hajdaraga pushofte ne paqe. Ngushellime familjes dhe tere miqeve te tij. E kujtoje me shume respekt qofte ne punen e tij si profesionist i mirefillte qofte ne jeten politike. Ishte nje socialist shqiptar dhe evropian me nje kulture te gjere. Ai shikonte shume me larg ne politiken qe duhet te ndiqnim per te miren e vendit, me shume se ne te gjithe qofshim te majte, te djathte apo te qendres

  • I ndjeri Hajdaraga,as mund te imagjinonte nivelet e korrupsionit qe arriti BREZI I RI. As mund te imagjinonte qe te shiteshin qindra tanke e topa e mortaja tek armiqte shekullore greke dhe te lihej vendi pa mbrojtje.
    Meta,Zeni,Mediu,Rama nen udheheqjen e Berishes arriten nivele boterore ne korrupsionin e ARMATIMIT.
    I ndjeri mbeti tek pilavi me qofte i Beqir Ballukut. Dhe keta KODOSHET E BREZIT TE RI e tregonin me gisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *