Pjaniç i lë të gjithë gojëhapur, kosh në basketboll me finte (VIDEO)

DITA Online

 

Mesfushori boshnjak i Juventusit, Miralem Pjaniç, në kulmin e vëmendjes së Ronaldos tek bardhezinjtë, ka vendosur të befasojë ende pa zbritur në fushën e lojës.

Nëpërmjet një videoje në faqen e tij në Instagram, ai ka publikuar një nga numrat e veçantë të tij, duke i pyetur po vetë 2.4 milionë ndjekësit e tij në faqen personale se çfarë mendimi kishin.

Trajektorja e topit pas fintes së Pjaniç, është shoqëruar nga basketbollisti profesionist amerikan Kened Ferid, por që ndërhyrja e tij ishte e panevojshme.

@kennethfaried35 what do you think ? ? Not BAD ? ??‍♂️

A post shared by Miralem Pjanić (@miralem_pjanic) on

Pjaniç në këto momente është nën vëzhgimin e Manchester United, ndërkohë që Juventusi i ka vendosur një çmim të padiskutueshëm prej 100 milion eurosh boshnjakut.

a.s/dita

Share This Article
1 Comment
  • E sa 100 hersha ka bere per te rregjistruar nje te sakte ne vidio.
    Traplliqe, te dale LIVE e t’a shikojme sa i vlen lekura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *