Shtohen rastet e infeksionit të zgjebes, mjekja e QSUT: Ja cilat janë simptomat

Ornela

Nëse keni kruarje të forta në duar, sidomos midis gishtërinjve, në sqetulla apo në zonën e organeve gjenitale, këshilla e mjekëve është të vizitoheni sa më parë tek dermatologu, pasi konstatohet një shtim i dukshëm të rasteve me infeksionin e zgjebes.

Një lajm të tillë e konfirmon për BW edhe doktoreshë Violeta Dajci, e cila punon në Shërbimin e Dermatologjisë në QSUT.

Zgjebja është një parazit i vogël dhe pothuaj i padukshëm, me gjatësi 0.5 milimetra, i cili arrin të shpojë lëkurën duke u futur në brendësi ku nis të shumohet.

Mbushja e lëkurës me këtë parazit shkakton kruajtje të forta.

Në shumë raste i sëmuri me zgjebe priret ta fshehë sëmundjen e tij derisa ajo bëhet kritike dhe i mbulon trupin. Kjo lidhet me stigmën e trashëguar sipas së cilës zgjebja është sëmundje që lidhet me higjienën e ulët personale të individit.

Por një perceptim i tillë është i gabuar, pasi parazitët mikroskopikë mund të transmetohen edhe përmes një shtrëngimi duarsh me personin bartës.

Zgjebja krijon një nevojë të fortë për t’u kruajtur për rreth 2-3 javë pas infektimit. Kruajtja, e cila është reagim alergjik ndaj parazitit të zgjebes, shfaqet më e rënduar në mbrëmje dhe gjatë natës.

Nëse mjeku konfirmon sëmundjen, atëherë terapia kundër zgjebes duhet të aplikohet paralelisht si tek pacienti dhe tek personat, që i rinë afër më së pari bashkëshortja apo bashkëshorti, dhe në shumë raste kura me bazë squfuri aplikohet në të gjithë familjen.

o.j/dita

Share This Article
7 Comments
  • Jo mo jo, zgjebe ne kete kohe? Po malarian s’e kemi kthyer akoma? Cudi sa po vonohemi per kthmin e malaries pasi u zhduk me sukses nga sistemi i meparshem. Lum si ne!

  • E po nga koalicioni i qelbesirave cfare prisnit more shoke. Mos u merzisni se nuk keni pare gje akoma. Sa te sjellin plehrat e Europes pa do te shikoni se do te beheni kavie per eksperimente semundjesh infektive nga me te ndryshmet qe as ne Afrike nuk i kane.

  • Plaku bitho xhuxhumaku, jo e ka Enveri qe ka vdekur ne 1985.

    Plage e qelbezuar je bashke me infoanalin

    • Ne kohe te Enverit kishte sapun rrobash qe nuk e lejonte zgjeben se perpara zgjebes te rripte lekuren.

  • Nëse keni këto simptoma, kërkoni në farmaci kremin ABC të prodhuar nga JOER shpk në Tiranë. Brënda javës do t’ju zhduket infeksioni.

    Ing. Kimist Anesti Ndreu

    JOER shpk
    Rruga “Don Bosko”
    Blloku No. 3, Pallati L.N.K., KT-1
    Tiranë – Shqipëri

    Tel / Fax: +355 44 527 891
    Mobile: +355 68 23 66 286
    E-mail: [email protected]
    Web Site: http://www.joer-albic.net
    Facebook: Joer Cosmetics

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *