Mali i Zi aplikon sërish dhënien e shtetësisë në këmbim të investimeve

Dita

Projekti i nënshtetësisë ekonomike do të aplikohet sërish në Mal të Zi.

Qeveria ka vendosur se nënshtetësia malazeze do të mund të merret nga aplikuesit duke filluar nga 1 tetori.

“Programi i shtetësisë ekonomike do të jetë në dispozicion për 2,000 aplikues nga vendet jo anëtare të BE-së gjatë një periudhe të kufizuar prej tre vjetësh”, ka thënë qeveria në një deklaratë.

Në dispozicion do të jenë dy variante të nënshtetësisë ekonomike.

Varianti i parë parashikon investimin prej 250 mijë eurosh në projekte zhvillimore në rajonet e pazhvilluara të Malit të Zi dhe i dyti investime në të njëjtat kushte, por në një tavan prej 450.000 eurosh.

Ambasadori i BE-së në Malin e Zi, Aivo Orav u shpreh se qeveria e Malit të Zi duhet të shqyrtojë me kujdes çështjen e nënshtetësisë ekonomike, në mënyrë që ajo të mos bëhet pengesë në rrugën e vendit drejt integrimit evropian.

s.a/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *