Një varkë me 16 refugjatë nga Turqia raportohet të jetë mbytur pranë ishullit grek Lesbos.
Mediat raportojnë se 6 prej tyre kanë ndërruar jetë dhe se 3 prej tyre ishin fëmijë.
Sa i takon 10 të tjerëve, ata janë shpëtuar nga Roja bregdetare turke.
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Ayvalikut, Gekhan Gerguluarslan ka thënë se personat në bordin e varkës ishin pasues të lëvizjes “Gylen”.
Ai ka vijuar të thotë se ata po arratiseshin për në Greqi.
Lëvizja “Gylen”
Lëvizja “Gylen” shikohet nga qeveria turke si përgjegjëse e grushtit të shtetit (15 korrik 2016).
Deri më tani janë arrestuar dhjetra pasues të predikuesit Fethullah Gylen dhe 130.000 punonjës civilë janë pushuar nga puna nën akuzën se janë ndjekës të Gylen, e zakonisht kjo është shoqëruar edhe me anulimin e pasaportave të tyre.
s.a/dita

gjynaf
Mire qe sqenkan mbytur prane ishullit Ikaria ,por gjene mire tek Lesbo shtyhet pak me mire …hahahaha
-Taka fajin rradakja jote qe i dole kunder djemve tane-i tha ajo nena shqiptare atij tradhetarit.