SHBA, bisedime sekrete me talebanët

Dita

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë tanimë bisedime direkte me talebanët radikal-islamikë në Afganistan.

Një takim mes të dërguarve të qeverisë amerikane dhe talebanëve në Afganistan raportohet se ka përfunduar me “sinjale shumë pozitive”.

“Wall Street Journal” dhe “New York Times” kanë raportuar para një jave, duke iu referuar burimeve të talebanëve, se disa përfaqësues të islamikëve me të dërguarin amerikan në Azinë Jugore, Alice Wells dhe diplomatë të tjerë ishin takuar në Katar.

Gazetat prestigjioze shkruanin se administrata e Donald Trumpit kishte urdhëruar diplomatët kryesorë që të kërkonin bisedime direkte me talebanët, për t’i dhënë fund luftës në Afganistan.

Madje, ato cilësonin se Uashingtoni kishte theksuar se talebanët duhet të negocionin me qeverinë në Kabul, ndonëse islamikët e kanë refuzuar deri më tani dialogun me qeverinë afgane, pasi e konsiderojnë si një qeveri marionetë.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • Viti 88 Talebanet vijne ne pushtet, prodhimi i opiumit

    fillon renien deri me 2000, kur arrin minimumin

    historik = 2% e prodhimit vjetor te vitit 89, kur moren

    pushtetin.

    viti 2001 amerika rrezon talebanet, prodhimi i opiumit

    njeh cdo vit ndonje rekord te ri historik.

    populli i Aganistanit, jeton si kope e eger.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *