Koha e qenve të tërbuar!

Ornela

Ndonjë vapë e madhe,
ende s’ka filluar,
po qentë dhe buçet,
për dreq-janë tërbuar!

Në fund të Korrikut,
është tërbuar Luli,
mbi “Fushën” e shkretë,
dhëmbët prapë i nguli!

“Ndërto sa të duash,
por e ke më kot,
nga minat e mia,
nuk do shpëtosh dot!”

Këto i tha dje,
Luli i tërbuar,
që të trembi “Fushën”,
për të mos ndërtuar!

Për qentë e tërbuar,
dihet historia,
zakonisht i kap,
dhe i vret Bashkia!

Të shpëtojmë qytetin,
nga ky lloj tërbimi,
janë ngritur disa,
grupe asgjësimi!

Veç me asgjësime,
problemi është zgjidhur,
se qentë e rrugës,
nuk i mban dot lidhur!

Tani që jetojmë,
kohë demokratike,
edhe qentë kanë,
shkallë hierakike!

Një të parë kopeje,
kemi padyshim,
sot e ka ofiqin,
shoku Lulëzim!

Ky mund të kafshojë,
pa frikë çdo njeri,
meqë është tërbuar,
s’mban përgjegjësi!

Të të kafshojë qëni,
Zoti mos e dhëntë,
se njerëzit normalë,
s’i kafshojnë qentë!

Po Luli i vetëm,
s’është këtë verë,
sepse ka dhe buçe,
dhe zagarë të tjerë!

Po tani që Gushti,
është muaj pushim,
si do bëjë pa lehur,
shoku Lulëzim?!

Si do të jetojë,
me gojë të dyllur,
kur gjithë ato gjyqe,
ka ende pa mbyllur?!

Po thonë se njeriu,
nuk mund të dënohet,
kur është i shkalluar,
ose kur tërbohet!

Por është e sigurtë,
jo nga thashethemet,
se Luli i ka,
të dyja problemet!

Dhe tani së fundi,
s’e qas as çmendina,
kur na kërcënon,
me bomba dhe mina!

Në këto aksione,
Luli nuk do ndalet,
do mbarojë me Fushat,
do fillojë me Malet!

A.DUKA

Share This Article
9 Comments
  • Ke te drejte o bejtexhi, prandaj zotrote nuk pushon se lehuri ne mbrojtje te karvanit te hajduteve e krimineleve partise.

  • Bukur per Lulushin.Tashti na krijo nji poezi per buçen e integrimit qe te godet papandehur me cizme si “burrnesh” (kurvnesh) ne kuvend te burava.

  • T’i krahasosh qente me Saliun, Lulin, Mediun…, i fyen qente, o Arben Duka! Qente nuk po e shajne Shqiperine as popullin (kombin) shqiptar, prandaj…

    DRENICA E KUQE

  • QENI QE LEH PAPUSHIM JE TI O BEJTEXHI
    NGA KOCKAT QE HEDH EDVINI ME BUJARI
    LUL BASHA ESHTE KAMARIERI I ENVERIT
    NJESOJ SI ISHTE SALIU VARKARI I FERRIT
    PA KETE OPOZITE EDI RAMA NUK JETON
    POR PA OPOZITE SHTETI SHUME RENKON
    PRANDAJ MO LEH ME SI QEN I ZGJEBOSUR
    SE PO PERDORESH SI KURVE E PERDHOSUR

    • PRANDAJ MOS LEH SI QEN I ZGJEBOSUR,
      NE MBROJTJE TE LULIT TI JE I VENDOSUR!
      Kur nuk ke se cfare u ben yjeve, u peshtyn perpjete,
      Jarget e peshtyra te lerosin ty vete.

  • Ne komunizem o poetaruc ishje si ata qenet te hanin tinz,se spiunoje shoket tuaj.Tani ke mbrojtjen e qenit te madh si drejton shtetin.Menjefjal mbete qen ne dy rregjimet.Desha me te pyet o Duka cilet ju kn paguar ma mire.Apo qeni leh ku i japin me hanger.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *