Pas realizimit me sukses të “Transferimit të Shekullit”, Cristiano Ronaldo ka nisur zyrtarisht aventurën e tij me Juventusin, duke u paraqitur në të parën seancë stërvitore për sezonin e ri futbollistik.
Në Continassa, Ronaldo është fotografuar së bashku me lojtarë të tjerë që mbyllën në fazat e hershme performancën në Kupën e Botës me kombëtaret e tyre.
Kampioni portugez është ushtruar së bashku me Dybala, Higuain, Cuadrado, Douglas Costa dhe Bentancour.
Lojtarët u kthyen në Torino, të përshëndetur nga Aldo Dolcetti, ndihmës trajneri që zëvendëson Allegrin, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara për turneun veror.
Ronaldo dhe të tjerët po punojnë në Torino dhe të gjashtë do të ri-bashkohen kur grupi të kthehet nga aventura e Amerikës, në kohë për miqësoren tradicionale brenda familjes në Villar Perosa më 12 gusht.

Le prime corse sotto il ☀ del #JTC.
???#ForzaJuve pic.twitter.com/UFkHQyHUv8
— JuventusFC (@juventusfc) July 31, 2018
l.h/ dita
