Një 46-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi tentoi të vrasë gruan e tij.
Mediat italiane raportojnë se gjatë mbrëmjes së të hënës, policia e Materas u sinjalizua nga një telefonatë, për konflikt në një familje.
‘Basilicata24.it’ shkruan se falë ndërhyrjes së policisë, u arrit të parandalohej krimi në familje.
Mësohet se 46-vjeçari pas një sherri për motive banale kishte nisur të keqtrajtonte gruan e tij 36 vjeçe, në sy dy të fëmijëve të tyre, 7, 14 e 15 vjeç, të cilët ishin bërë edhe dëshmitar të skenës së rëndë.
Shqiptari, me inicialet C.A., nisi të godiste gruan dhe ta kërcënonte me vdekje, ndërsa më pas u përpoq ta godiste atë me dy thika kuzhine.
Pas ndërhyrjes së policisë, u bë e mundur arrestimi i agresorit, ndërsa viktima e dhunës u dërgua në spital, pasi kishte marrë disa lëndime.
l.h/ dita

O idiot njashtu dalin tre femije.